Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Blerjet online në Kosovë: Kur çmimi i lirë kushton shumë
    POLITIKË

    Blerjet online në Kosovë: Kur çmimi i lirë kushton shumë

    By LAJME 2413/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Ato që dikur shërbenin kryesisht si hapësirë për t’u lidhur me miqtë, tani janë shndërruar edhe në pazar digjital. Përdorues të panumërt të mediave sociale në Kosovë i nxjerrin produktet e tyre online, pa ndonjë rregullore, garanci apo përgjegjësi. Për pasojë, ndodh shpesh që blerësit e tyre marrin diçka tjetër nga ajo që shohin.

    “Bluzat nuk kishin as ngjyrën, as materialin, as modelin e as madhësinë si në fotografi”, tregon për Radion Evropa e Lirë një blerës që do të identifikohet vetëm si Arbeni. I joshur nga reklama e bukur dhe çmimi i volitshëm, Arbeni thotë se bleu dy bluza. Por, kur pranoi pakon, u ndje i zhgënjyer.


    “Dallimi ishte jashtëzakonisht i madh me fotografitë”, thotë ai.

    Arbeni tregon se ka kontaktuar disa herë faqen në Facebook prej nga ka pranuar porosinë, por se nuk ka marrë përgjigje. Përmes mesazheve online, atë e kontaktoi edhe Radio Evropa e Lirë, për ta pyetur për adresën e dyqanit, por njësoj – pa përgjigje. Faqja ka mbi 20 mijë ndjekës dhe asnjë adresë apo numër telefoni.

    “Të gjitha produktet janë 100% si në fotografi”, shkruan në përshkrimin që ka.

    REL-i kontaktoi edhe postën që i ka dorëzuar porosinë Arbenit, por përfaqësuesit e saj thanë se nuk kanë të drejtë të ndajnë informacione për shitësit dhe se janë përgjegjës vetëm për shpërndarjen. Ky rast nuk është i izoluar. Në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) të Kosovës konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se nga 1 janari deri më 13 mars të këtij viti, kanë pranuar 104 ankesa për kategorinë “blerje online”.

    Gjatë vitit të kaluar, ndërkaq, kjo ministri ka pranuar 363 ankesa ndaj operatorëve që veprojnë në tregjet elektronike, shumica prej të cilave kanë pasur të bëjnë me moskthimin e mallit. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që funksionon në kuadër të MINT-it, është përgjegjës edhe për mbikëqyrjen e shitjeve online. Megjithatë, autoritetet pranojnë se kontrolli i faqeve online është i vështirë, pasi inspektorët nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në ambientet ku operojnë këto biznese.

    “Anonimiteti i shitësve, përdorimi i shumë platformave dhe fshehja e identitetit, duke përdorur faqe dhe emra të rremë, si dhe adresa të pasakta, pamundëson inspektimin dhe ndjekjen ligjore të këtyre subjekteve”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit dhënë Radios Evropa e Lirë.

    Për shkak të këtyre sfidave, Inspektorati thotë se i përcjell ankesat e qytetarëve te Policia e Kosovës. Por, kjo e fundit nuk dha ndonjë informacion për masat e marra për ndalimin e këtyre praktikave. Si Inspektorati, ashtu edhe ekspertët e rrjeteve sociale u bëjnë thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjeve online, pasi ekziston rreziku i mashtrimeve, sidomos sa i përket cilësisë së produkteve.

    Para se të kryejnë një blerje, ata i këshillojnë konsumatorët të verifikojnë besueshmërinë e shitësit, duke kontrolluar identitetin e tij, adresën fizike, numrin e telefonit dhe regjistrimin në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK). Eksperti i rrjeteve sociale, Dardan Hasku, thotë se pagesa nuk duhet të kryhet përpara se të verifikohet produkti.

    “E mira e gjithë kësaj është se pagesat nuk bëhen me kartelë bankare, por me para në dorë, pas pranimit të produktit. Klientët mund të kërkojnë nga posta që t’u lejojë të shohin produktin para se të paguajnë. Nëse produkti nuk përputhet me porosinë, ata kanë të drejtë ta refuzojnë”, thotë Hasku për Radion Evropa e Lirë.

    Për të rritur vetëdijen mbi rreziqet e blerjeve online, MINT ka shpërndarë disa materiale informuese për konsumatorët.

    “Gjatë pranimit të mallit, mos paguani pa e hapur pakon për t’u siguruar se po merrni produktin e porositur. Gjithashtu, kërkoni që pagesa të shoqërohet me kupon fiskal”, thuhet në një broshurë të MINT-it.

    Radio Evropa e Lirë pyeti Administratën Tatimore të Kosovës nëse këto biznese paguajnë tatim dhe nëse inspektohen, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje. Sipas ligjeve në fuqi, çdo shitës online është i detyruar t’i dërgojë klientit kuponin fiskal, së bashku me produktin. Vlerësohet se blerjet online në Kosovë kanë marrë hov nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, më 2020, e këndej.

    Por, blerjet e tilla janë bërë gjithnjë e më shumë pjesë integrale e jetës së përditshme kudo në botë. Në vitin 2023, në Bashkimin Evropian, 75% e përdoruesve të internetit të moshës 16 deri në 74 vjeç kanë blerë mallra ose shërbime në internet. Statistikat tregojnë se aksionet e blerësve elektronikë janë rritur nga 53% më 2010 në 75% më 2023. Konsumatorët online në BE kanë disa të drejta, përfshirë të drejtën për informacion të qartë për produktin ose shërbimin, të drejtën për anulimin e blerjes brenda 14 ditësh dhe të drejtën e rimbursimit./REL


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    I shpëtoi atentatit në 2020, ekzekutohet një nga figurat kryesore të mafias në Greqi

    By LAJME 2424/04/20250

    Një vrasje mafioze tronditi Greqinë mesditën e së enjtes në zonën e Halkandrit, ku u…

    SPAK çon në gjykatë 27 të pandehur për trafik ndërkombëtar migrantësh dhe korrupsion

    11/04/2025

    Kongresi i PPE/ Berisha: Rikthehem aty ku isha për herë të fundit

    29/04/2025

    S’ka konstituim të Kuvendit të Kosovës as në përpjekjen e gjashtë

    25/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.