Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Harta/ Rrugët që do të bllokohen për 2 ditë në Tiranë nga samiti

    14/05/2025

    Gara me Tabakun, Alimehmeti: Do doja që PD të mos diskutonte vetëm për 1 mandat

    14/05/2025

    “A do t’i hani të gjallë socialistët pas humbjes?” Alizoti u përgjigjet gazetarëve

    14/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Harta/ Rrugët që do të bllokohen për 2 ditë në Tiranë nga samiti
    • Gara me Tabakun, Alimehmeti: Do doja që PD të mos diskutonte vetëm për 1 mandat
    • “A do t’i hani të gjallë socialistët pas humbjes?” Alizoti u përgjigjet gazetarëve
    • Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite
    • BIRN: Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit
    • Flamur Noka shpjegon humbjen e PD: U dhanë 10 mijë euro një fisi në Fier
    • LAJM I FUNDIT/ Berisha, mbledhje urgjente në PD me drejtuesit e qarqeve
    • Rama mban fjalimin e fitores: Shqipëria zgjodhi dritën, jo errësirën
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » BIRN: Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit
    POLITIKË

    BIRN: Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

    By LAJME 2414/05/20259 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Pasditen e të dielës së zgjedhjeve, një vëzhgues i Partisë Demokratike u fut me hapa të mëdhenj brenda oborrit të Fakultetit Ekonomik në Elbasan, për t’iu ankuar kryetares së komisionit se kolegët e tij socialistë po monitoronin votuesit nga lokali përtej rrugës.

    “I filmojnë votuesit me kamera,” u ankua ai. Komisionerja ia preu shkurt, pasi kishte dëbuar më herët vëzhguesit e të dy palëve nga oborri. “Mos të shoh më këtu,” i tha ajo.


    Në pak sekonda, para derës së oborrit të godinës universitare parkuan dy makina, zbritën dy burra të frustruar po nga kampi i opozitës dhe kërkuan shpjegim për çfarë po ndodhte.

    Situata po shkonte drejt pikës së vlimit deri në momentin kur afrohet vëzhguesi i socialistëve, Kliton Kapaj, drejtues i teatrit “Skampa”. Për çudi, dy burrat takohen miqësisht duke tokur duart, situata sqarohet dhe Kapaj kthehet te birra e tij në tavolinë në lokalin përballë dyerve të fakultetit, ku dy dyzina burrash po ndjekin “El Classicon” mes Barcelonës e Realit.

    “Këta ia fusin kot o burrë, nuk ndryshohet vota sot. Njerëzit e kanë nda mendjen,” thotë Kapaj me zë të lartë, që mund të dëgjohet edhe disa tavolina më tutje.

    Pas 12 vitesh në pushtet, Partia Socialiste e thelloi rezultatin e vet në qarkun e Elbasanit, duke marrë më shumë se dyfishin e votave të koalicionit opozitar dhe 10 nga 14 mandatet e qarkut. Përtej makinerisë së mirëvajosur elektorale, komisionerë socialistë në Peqin dhe Elbasan ia dedikojnë këtë sukses edhe debutantes Sara Mila, kandidates së tyre 29-vjeçare.

    Mila, një nëpunëse e Shërbimit Social Shtetëror dhe figurë e panjohur deri ditën që shpalli kandidaturën, rezulton deri mbrëmjen e së mërkurës kandidatja më e votuar mes socialistëve të listave të hapura në të gjithë vendin.

    Me pothuajse dyfishin e votave nga kandidati pasardhës, Mila rivalizon në rezultat me rekordin e kapur në vitin 2021 nga ish-kreu i qarkut, Taulant Balla.

    “Kjo goca [Sara Mila] ka ngjit. Nuk e di si e ka bo fushatën, por ka ngjit,” thotë me habi një prej vëzhguesve socialistë në qendrën e votimit të instaluar në shkollën “Mahir Domi” në lagjen 5 Maji, i shqetësuar për fatin e kandidatëve të tjerë socialistë të cilët i njihte personalisht. “Më tha gruaja do votoj Sarën,” shtoi ai.

    Sipas kreut të opozitës, Sali Berisha, suksesi elektoral i Milës buron nga mbështetja që i ka dhënë asaj Suel Çela, një drejtues i krimit të organizuar në Elbasan, i shpallur në kërkim për një listë të gjatë veprash penale. “Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Mile, Mile, Sara Mile”, paralajmëroi Berisha, duke i ndërruar një zanore në mbiemër kandidates.

    Sara Mila i hodhi kategorikisht poshtë akuzat e Berishës se po mbështetej nga Suel Çela dhe i quajti ato thashetheme të shëmtuara dhe alibi për humbjen. Ajo e lidhi gjithashtu lakimin e emrit të saj me faktin, siç e tha ajo, se “pritej se unë do të isha mandati i 9-të i Partisë Socialiste në Elbasan.

    “Berishës i marrin shumë fjalë për të mirëqenë, nuk jam e vetmja që kam hyrë në gojë të tij,” tha Mila, ndërsa shtoi se do ishte pa fjalë “po të kishte fakte reale”. E pyetur nëse kishte njohje personale me Suel Çelën, ajo u përgjigj: “Absolutisht jo”.

    Në garë për të fituar

    Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit morën pjesë rreth 132 mijë votues në zgjedhjet e së dielës dhe 60% e tyre votuan në favor të Partisë Socialiste.

    Deri në orën 19:30 të së mërkurës, Sara Mila ka marrë gati 18 mijë vota ose më shumë se 20% të votave të të gjithë socialistëve të qarkut.

    Mila vjen nga një profil modest publik dhe debutimin e saj në politikë e konsideroi si ‘një ëndërr” në tetor të vitit të kaluar, kur shpalli kandidaturën për Partinë Socialiste në qarkun e Elbasanit.

    Bazuar në të dhënat e gjetura në internet, Mila ka filluar të punojë në moshën 24-vjeçare në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare pranë Kryeministrisë dhe në vitin 2022 u emërua drejtoreshë e njërit prej sektorëve të Shërbimit Social Shtetëror, të dyja punë të nivelit teknik.

    Përtej karrierës si nëpunëse, ajo është vajza e një biznesmeni me aksione në dy kompani tregtie me qendër në Tiranë si dhe bashkëshorte e pronarit të një fabrike të përpunimit të aluminit. Në rrjetet sociale, ajo nxjerr gjithashtu në pah miqësinë me ish-deputeten socialiste, Reme Lala, dhe punoi në varësinë e saj, që kur kjo e fundit mori detyrën e kreut të Shërbimit Social Shtetëror.

    Sara Mila me kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Elbasan.

    Mila i tha BIRN përmes një bisede telefonike se si kandidate nga platforma “Deputeti që duam”, e kishte zgjedhur vetë kandidimin në Elbasan, pavarësisht se punonte në Tiranë.

    “Një lloj frike ekzistonte brenda meje, megjithë këtë imazh që i është veshur Elbasanit…,” tha ajo, duke e hedhur më pas poshtë imazhin e një qyteti të kontrolluar nga krimi si të gabuar.

    Suksesin e saj në këto zgjedhje, Mila thotë se ia dedikon kreativitetit dhe origjinalitetit të fushatës së saj, grupit që e mbështeti si dhe dëshirës së votuesve për të parë gjeneratën e re në parlament. Ajo thotë gjithashtu se mblodhi rreth vetes të majtë dhe të djathtë, përfshirë edhe kryetaren e Forumit të Gruas së PD për Elbasanin – e cila e ndihmoi sipas saj që të bënte fushatë pranë grave të Partisë Demokratike.

    “Kam ndërtuar që prej fillimit një skuadër shumë të mirë, disa përfaqësues shumë të mirë të PS-së, disa që për arsye personale ishin shkëputur më herët. Unë kam arritur që t’i mbledh me një frymë të re dhe ata punuan secili si koordinator në të gjithë bashkitë e Elbasanit,” tha Mila, duke e konsideruar këtë grup njerëzish “një strukturë partie brenda partisë”.

    Lakimin e emrit të saj përpara zgjedhjeve ajo e lidh me pritshmërinë e kundërshtarëve se ajo do të ishte fituesja e mandatit të 9-të në Elbasan.

    “Nuk do shkoja në një garë për të mos fituar, nuk do të guxoja. Prindërit e mi, bashkëshorti dhe prindërit e tij vijnë nga bota e biznesit, dhe ata (opozita) druheshin për një potencial ekonomik dhe një fushatë shumë të mirë nga ana ime,” i tha ajo BIRN.

    ‘Fenomen i çuditshëm’

    Përveç deklaratave të Berishës apo akuzave nga të tjerë drejtues të PD-së, lidhja e emrit të Milës me grupin e Suel Çelës është një bisedë e zakonshme në qarkun e Elbasanit.

    Një votues i opozitës në Peqin, i tha BIRN pasi kishte votuar pranë Qendrës së Kulturës “Ferdinand Deda” se vota në qytet kontrollohej nga bandat. “Këtu janë bandat. Nuk i sheh se i kanë mbyll punët dje e pardje me parë”, tha burri rreth të 50-ave. Ai përmendi specifikisht emrin e Milës dhe këmbënguli se ajo merrte masivisht vota në bashkinë e Peqinit për shkak të mbështetjes së errët.

    Vëzhgues lokalë të zgjedhjeve në zonën e Librazhdit po ashtu i thanë BIRN se Mila kishte një prani të fortë edhe në këtë rreth, në të cilin socialistët kishin kandidat kolegun e saj në listë, Olsi Komici. Një anëtar i kësaj force i tha BIRN se mbështetësit e saj shkaktuan përplasje mes socialistëve në këtë qytet.

    Një vëzhgues i huaj i zgjedhjeve i tha gjithashtu BIRN se prania e posterave të Milës i tejkalonte kandidatët lokalë, ndërsa e përshkroi fushatën e saj si “fenomen i çuditshëm”.

    Fuqinë përtej të zakonshmes të 29-vjeçares e pranojnë edhe votuesit socialistë. Taksisti në të zezë që na shoqëroi nga Peqini në Elbasan të dielën, tha se votoi për Milën pasi ajo i zgjidhi një problem të bashkëshortes në vendin e punës. Ai tha se deputeti aktual i zonës, Saimir Hasalla, po ashtu garues në listën e hapur të socialistëve, nuk ia kishte ngritur telefonin.

    “Është shumë e fortë,” tha ai. “Asnjë se njihte atë në Peqin, po do marrë më shumë se Edi Rama”, shtoi burri dhe më pas pyet në mënyrë retorike: ti e di që atë e mbështet Sueli?!”.

    Taksisti ishte i bindur që Mila merr në Peqin më shumë vota se Hasalla, ky i fundit i afërm dhe i zgjedhur në 2021 si deputet në zonë me përkrahjen e ish-deputetit Aqif Rakipi – ky i fundit i shpallur non-grata nga Departamenti amerikan i Shtetit për korrupsion në zgjedhje.

    Edhe garues mes socialistëve hodhën hije dyshimi për garën. Ky gazetar ishte i pranishëm në një bisedë të kandidatit Florenc Spaho me mbështetës të tij, të cilët e komplimentuan për fushatën model. Spaho u përgjigj gjysëm me ironi se shpresonte që garë të tillë të kishin bërë edhe kandidatët e tjerë të PS-së.

    Zyrtarisht, Spaho i tha BIRN se gara mes llojit kishte qenë e moderuar dhe e cilësoi atë të drejtë. “Procesi ka qenë një garë, jo një luftë apo betejë, ka qenë një garë normale,” tha Spaho pas përfundimit të votimit. Pasditen e së mërkurës, Spaho renditej i nënti në listën preferenciale, çka e mban atë jashtë parlamentit.

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti u ankua se në Elbasan nuk kishte pasur zgjedhje.

    “Unë mendoj që këtu nuk janë grupet kriminale problemi, problemi është qeveria. Kot me u dhënë vlerë atyre,” tha Alizoti, duke iu referuar mbështjes së hamendësuar për Milën.

    Kandidatja 29- vjeçare thotë se është ndjerë disi e intimiduar nga ato që i quajti thashetheme, por shtoi se kishte vendosur që të ishte e qetë.

    “Përballë thashethemeve nuk ke si të tregosh të vërtetën tënde, por kam vendosur të jem e qetë, ta marr qetësisht, pasi secila alibi që ata duan të zhvillojnë nuk është në interesin tim apo të Partisë Socialiste dhe askujt,” përfundoi ajo. /Marrë nga Reporter.al


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Harta/ Rrugët që do të bllokohen për 2 ditë në Tiranë nga samiti

    14/05/2025

    Gara me Tabakun, Alimehmeti: Do doja që PD të mos diskutonte vetëm për 1 mandat

    14/05/2025

    “A do t’i hani të gjallë socialistët pas humbjes?” Alizoti u përgjigjet gazetarëve

    14/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Harta/ Rrugët që do të bllokohen për 2 ditë në Tiranë nga samiti

    14/05/2025

    Gara me Tabakun, Alimehmeti: Do doja që PD të mos diskutonte vetëm për 1 mandat

    14/05/2025

    “A do t’i hani të gjallë socialistët pas humbjes?” Alizoti u përgjigjet gazetarëve

    14/05/2025

    Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite

    14/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    TEKNOLOGJI

    Mos blini Apple iPhone 15, ja arsyet

    By LAJME 2414/09/20230

    Rrallëherë iPhone bazë ka pasur aq pak kuptim sa këtë vit. Apple e prezanton iPhone 15 si një…

    Dom Gjergj Meta u uron besimtarëve Festën e Pashkëve

    19/04/2025

    Sulm në një shkollë në Francë: Një i vdekur, tre të tjerë plagosen

    24/04/2025

    Autori filipinas jep sërish detaje nga masakrimi i 22-vjeçares

    15/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.