Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » BIRN: Fieri, “faktori çam” dhe partitë e vogla mund të jenë përcaktuese në 11 maj
    POLITIKË

    BIRN: Fieri, “faktori çam” dhe partitë e vogla mund të jenë përcaktuese në 11 maj

    By LAJME 2406/05/20257 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Qarku i Fierit numëron mbi 400 mijë votues dhe zgjedh 16 deputetë, pra është qarku i dytë më i madh në vend pas Tiranës. Dhe për shkak të përmasave, në zgjedhjet e 11 majit në këtë qark duket se janë aktive dhe shpresojnë për të marrë mandate edhe partitë e vogla, të tilla si Partia Socialdemokrate, Nisma Shqipëria Bëhet apo Lëvizja Bashkë.

    Qarku i Fierit ka votuar tradicionalisht majtas ku Partia Socialiste ka qenë gjithmonë forcë e parë. Por fakti që ky është një nga qarqet me numër mandatesh çift, e bën të vështirë maksimizimin në mandate të diferencave të ngushta.


    Rezultati më i mirë për socialistët daton në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, kur fitoi 104 mijë vota ose 57% të totalit. Kjo u shpërblye me 10 mandate, por mandati i dhjetë ishte rrjedhojë e rreth 6 mijë votave që një kandidat humbës i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, mori nga thesi tradicional i demokratëve. Kandidati në fjalë garon sot për socialistët.

    Rezultati më i mirë për demokratët ishte ai i vitit 2021, kur fitoi gati 65 mijë vota ose 37%. Kjo e ndau numrin e përgjithshëm të mandateve në 9 për PS, 6 për PD dhe 1 për LSI.

    Socialistët kanë deklaruar se në këto zgjedhje, mandati i dhjetë në Fier është objektivi i tyre, por që kjo të ndodhë, do të duhet të marrin edhe më shumë vota se në vitin 2017. E kundërta, një ngritje e opozitës dhe ndarja e mandateve barazim 8 me 8 ngjan gjithashtu i vështirë. PD dhe LSI sëbashku në zgjedhjet e kaluara morën 77 mijë vota, kundrejt 91 mijëve të marra nga socialistët.

    Në zgjedhjet e vitit 2009, koalicioni i PS mori 52% të votave dhe 9 mandate. Koalicioni i djathtë mori 40% të votave dhe 6 mandate ndërsa LSI mori një mandat me 6%. Në 2013, socialistët morën sërish 9 mandate por LSI u rrit në dy mandate dhe PD ndau të pesë mandatet e koalicionit të saj me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila mori një mandat.

    Faktorët lokalë dhe partitë e vogla pritet gjithsesi të luajnë rol në këto zgjedhje, qoftë si kandidate për të marrë mandate, ashtu edhe si forca, votat e të cilave mund të gërryejnë mandatet e të mëdhenjve.

    Faktori Çam duket se është faktor i rëndësishëm në lojë, kësaj here, deputeti aktual i PD-së Nustret Avdulla, i cili u zgjodh nga listat e mbyllura të koalicionit të PD-së nga radhët e PDIU-së në vitin 2021, provon fatin për socialistët duke garuar nga listat e hapura. Avdulla pati marrë në vitin 2021 rreth 2,500 vota pëlqyese dhe nëse këto vota i kalojnë socialistëve, janë gjithsesi jo shumë domethënëse në rezultat.

    Popullata me origjinë çame zakonisht voton kundër PS-së, por në zgjedhjet e vitit 2021, aleanca në nivel vendor mes PS-së dhe disa politikanëve që pretendojnë përfaqësimin e këtij grupimi shoqëror ka qenë veçanërisht produktive për socialistët në drejtim të mandateve, sidomos në qarqet Tiranë dhe Elbasan. Mbetet për t’u parë nëse ky do të jetë edhe rasti në Fier.

    Më shumë rol në rezultat se sa elementi çam, për socialistët ka gjasa do të ketë Lëvizja Bashkë. Partia që garon për herë të parë sfidon socialistët me një program të majtë në një zonë të majtë dhe për të demonstruar rëndësinë që i jep këtij qarku, kjo parti zhvilloi takimin e saj hapës të fushatës pikërisht në Fier. Kandidatja e saj e parë, Mirela Ruko, është sekretare organizative e Lëvizjes Bashkë dhe është aktualisht anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë, pasi partia e saj mori mbi 7 mijë vota në zgjedhjet për këshill të pushtetit vendor 2023. Në rast se fiton, ka shumë gjasa që mandati i Bashkë i rrëmbehet Partisë Socialiste.

    Nuk është e sigurt që Lëvizja Bashkë do të arrijë apo jo të mobilizojë mbi 10 mijë vota që nevojiten për të fituar mandat por në çdo rast, sado pak vota që ajo të marrë, gjasat janë që do t’i marrë nga votuesit tradicionalë të së majtës, gjë që do të thotë se socialistëve do t’i duhet një përpjekje shtesë për mandatin e dhjetë, e ndoshta, nëse Bashkë rrëmben 7 apo 8 mijë vota prej tyre në këtë qark, duhet të ruajnë edhe mandatin e nëntë, i cili eventualisht mund të bjerë në prehërin e opozitës. Kjo natyrisht që balancohet në një farë mase nga prania e disa partive të tjera të vogla, të cilat shënjestrojnë elektoratin tradicional të djathtë. Partia Mundësia e Agron Shehaj, Koalicioni Euroatlantik i Bashës dhe Djathtas për Zhvillim janë që të gjitha grupe të dala nga PD ose pjesërisht nga PD. Forca e tyre në nivel vendor është e vështirë që të kuptohet.

    Në fund, Nisma Shqipëria Bëhet, duket se gërryen nga të dyja anët e politikës por është e paqartë se nga mbështetësit tradicionalë të kujt ane gërryen më shumë. Nisma Thurrje ka marrë 921 vota ose 0.5% kur garoi në qark në zgjedhjet e vitit 2021.

    Partia Socialdemokrate e Tom Doshit u profilizua në bashkitë e qarkut Fier si pretendente për mandat në zgjedhjet e vitit 2023. Kjo parti mori 8300 vota në garat për këshille në gjashtë bashkitë e Fierit dhe aktualisht një numër drejtorësh të administratës publike mbushin listën e saj të kandidatëve. Efekti i saj në zgjedhjet e 11 majit mbetet gjithsesi i pasigurt për shkak se drejtorët kandidatë të saj janë duke u shkarkuar në Fier, gjë që sugjeron se vëllai socialist i sheh si gërryes nga votat e saj.

    Profili demografik e social

    Qarku i Fierit shtrihet në një zonë përgjithësisht fushore dhe kodrinore, nga bregdeti i Adriatikut deri pranë Malit të Shpiragut në perëndim. Lumi Vjosë përbën kufirin jugor me qarqet Vlorë e Gjirokastër. Ultësira e Myzeqesë përbën zonën më të rëndësishme bujqësore të Shqipërisë ndërsa në territorin e qarkut gjenden pjesa më e madhe e fushave naftëmbajtëse të Shqipërisë, Marinza, Visoka dhe Cakran-Mollaj, kjo e fundit pothuajse e shterruar tërësisht.

    Qyteti i Fierit u zhvillua fillimisht si qendër tregtare e më pas si qendër industriale, rol të cilin e ruan edhe sot, me industrinë e përpunimit të naftës. Qyteti i Lushnjës pati histori të ngjashme, një qendër rajonale tregtie e zgjeruar me industrinë agroushqimore si dhe të plastikës.

    Qyteza e Ballshit u ndërtua me punë të të burgosurve në kohën e komunizmit në funksion të një rafinerie nafte, e cila përpunoi naftën e vendburimit Cakran – Mollaj dhe që aktualisht nuk ekziston më. QytezEduara e Patosit u zhvillua gjithashtu në kuadër të industrisë së naftës ndërsa ajo e Roskovecit ka ekzistuar si treg për zonën.

    Krahas bujqësisë, peshkimi ka një rol në ekonominë vendëse, veçanërisht në Lagunën e Karavastasë.

    Turizmi është i zhvilluar në mënyrë të kufizuar në zonën e Divjakës dhe Karavastasë ndërsa plazhi i Semanit, mbetet i virgjër.

    Censi i popullsisë i vitit 2023 gjeti 240 mijë banorë në territorin e këtij qarku, nga të cilët, 55% jetojnë në zonat rurale. Popullsia ka rënë me 22% nga viti 2011 dhe me 37% nga viti 2001. Rënia dramatike e popullsisë ka sjellë edhe plakjen e saj. Në nivel qarku, katër në çdo dhjetë votues janë mbi 65 vjeç dhe tema e pensioneve të ulëta është kyçe. Qyteti i Fierit, dikur një nga qytetet më të populluara të vendit, ka rënë në 53 mijë banorë aktualisht ndërsa qyteti i Lushnjës ka rënë në 26 mijë.

    Rreth 56% e popullsisë së qarkut banon në zonat rurale.

    Kandidatët

    Një numër drejtorësh, përgjithësisht të lidhur me Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës, mbush listat e kandidatëve të Partisë Socialiste. Në listën e mbyllur dhe të sigurt gjenden ministrat Belinda Balluku e Petrit Malaj ndërsa më poshtë në listë garojnë Kiduina Zaka, drejtoreshë në sektorin e shëndetësisë në Lushnjë, Erjo Mile, drejtues në kryeministri dhe Ana Nako, drejtoreshë gjimnazi.

    Ceno Klosi, ish-drejtor në tatime, OSHEE dhe së fundmi, zëvendësministër i Ballukut, garon për një mandat nga listat e hapura krahas deputetit ish-demokrat nga rradhët e PDIU-së, Nustret Avdulla apo deputetes aktuale Antoneta Dhima. Zegjine Çaushi, juriste në kompaninë shtetërore Illyrian Guard në Tiranë dhe ish-kryeinspektore në IKMT Roskovec garon krahas Zaira Gjikës, drejtoreshë e DRAP Fier.

    Deputetët aktualë Gazmend Bardhi, Luan Baçi udhëheqin listën e mbyllur të opozitës ku gjendet edhe Brunilda Haxhiu nga Partia e Lirisë dhe Eduart Sharka nga PD e Lushnjes.

    Lëvizja Bashkë drejtohet nga Mirela Ruko dhe Elis Baba. Lista e Partisë Mundësia udhëhiqet nga Frida Mavriqi, një gazetare ndërsa ajo e Partisë Socialdemokrate nga Stela Skënderaj. /Marrë nga Reporter.al


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    SPAK e BKH aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

    By LAJME 2414/05/20250

    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit…

    Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Shkodër-Velipojë, arrestohet shoferja

    06/05/2025

    Berisha: Dumanit të Ramës i lashë një shënim

    21/04/2025

    Dy ditë para votimit/ Rama fshin gjobat nga 1 Janari 2015

    09/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.