Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » BIRN: Bashkimi Evropian i shqetësuar për shkeljen e standardeve zgjedhore në Shqipëri
    POLITIKË

    BIRN: Bashkimi Evropian i shqetësuar për shkeljen e standardeve zgjedhore në Shqipëri

    By LAJME 2413/05/20252 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian shprehën shqetësimin për shkeljen e standardeve zgjedhore nga Partia Socialiste në Shqipëri duke mbështetur kritikat e një dite më parë nga zyra e OSBE-së për Zgjedhjet Demokratike, ODIHR.

    Zyrtarët bënë thirrje për dialog me bazë të gjerë dhe paralajmëruan se po e monitorojnë situatën nga afër.


    “Votimet u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar, në të cilën pjesëmarrësit nuk patën kushte të barabarta loje,” thuhet në deklaratë duke iu referuar gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të Misionit të Vrojtimit të Zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR.

    “Për shkak të përdorimit të gjithëpërhapur të burimeve administrative dhe levës institucionale, mund të thuhet se shumica pati avantazhin e të qenit në fuqi. Aludime të shumta janë bërë mbi presionin mbi votuesit, në veçanti, për punonjësit e sektorit publik,” vijon më tej deklarata, në të cilën bëhet thirrje për hetime si zgjidhja e vetme e problemit.

    “Bashkimi Evropian do të ndjekë nga afër zhvillimet zgjedhore deri në certifikimin e rezultateve. Të gjitha forcat politike duhet të sigurohen për funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit,” vijon më tej deklarata.

    Zëvendëspresidentja Kallas dhe komisionerja Kos bëjnë gjithashtu thirrje për dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës mes partive politike dhe të gjitha sektorëve të shoqërisë, përfshirë organizatat dhe bashkësitë vendore.

    Qeveria shqiptare apo Partia Socialiste nuk kanë komentuar publikisht mbi shqetësimet e ngritura nga opozita, vëzhguesit vendës dhe vëzhguesit ndërkombëtarë mbi shkeljen e standardeve zgjedhore.

    Të hënën, vëzhguesit ndërkombëtarë deklaruan se praktikat e socialistëve, të tilla si përdorimi i burimeve shtetërore, frikësimi i votuesve përmes sistemit të patronazhistëve apo kontrolli mbi median “nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

    Kritikat nga ndërkombëtarët për zgjedhjet e 11 majit janë më seriozet të shënuara në këtë drejtim që nga viti 2001, kur abuzimet masive të socialistëve në atë kohë i shtynë vëzhguesit të mos i njohin zgjedhjet si të rregullta. Një proces dialogu u imponua mbi qeverinë e kohës, proces që përfundoi me zgjedhjen e një presidenti konsensual në vitin 2003 dhe me reforma zgjedhore të cilat sollën tranzicionin relativisht paqësor të pushtetit në vitin 2005. /Reporter.al


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Trump njofton arritjen e marrëveshjes tregtare SHBA-Britani/ Starmer: Ditë historike

    By LAJME 2408/05/20250

    Presidenti Donald Trump njoftoi zyrtarisht se SHBA ka arritur një marrëveshje tregtare me Mbretërinë e…

    Moti merr një kthesë të papritur vere në fund të javës

    07/04/2025

    Analiza në DW/ AfD ekstremiste e djathtë, a është demokracia gjermane në rrezik

    04/05/2025

    “The Guardian”: Skandalet me fëmijët, hijet që njollosën papatin e Franceskut

    23/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.