Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet sot në Itali, ku do të zhvillojë takim me emigrantë shqiptarë. Takimi i sotëm do të mbahet në orën 16:00 në Brescia.
Në postimin e tij ku njoftoi dhe takimin, Berisha shkruante: “Të dashur miq, më 13 prill, ora 16:00 zhvillojmë takimin e radhës me diasporën në Brescia të Italisë! Të gjithë bashkë t’i bashkohemi “Shqipërisë Madhështore”. Teatro Clerici, Via San Zeno 168″.