Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Berisha takim me shqiptarët në Selanik: 2025 do të gdhendet si viti i diasporës
    POLITIKË

    Berisha takim me shqiptarët në Selanik: 2025 do të gdhendet si viti i diasporës

    By LAJME 2427/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet sot në Selanik ku po zhvillon një takim elektoral me shqiptarët e Selanikut. Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se viti 2025 do të gdhendet si viti i diasporës shqiptare. Ai tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë marrëdhënie miqësore.

    Kryedemokrati kujtoi edhe arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës dhe eurodeputetit Fredi Beleri, për të cilin bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama. Berisha iu bërri thirrje shqiptarëve dhe diasporës që në 11 maj të bëhen bashkë për përmbysjen e kësaj qeverie.


    PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

    Të dashur bashkëatdhetare dhe bashkëatdhetarë të emigracionit në Selanik. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju, të pranishëm në këtë sallë, për të gjithë shqiptarët në emigracion, në Selanik dhe në mbarë Greqinë. Të gjithë shqiptarët në emigracion, kudo që janë, por një përshëndetje të përzemërt kam edhe për ata demokrate e demokratë që janë sot në këtë sallë. Erdhën nga veriu i Europës dhe të katërta anët për t’u bashkuar me ju në këtë ditë të shënuar. Unë, do përshëndes këtu praninë e dejtuesve të degës lokale të PD në Selanik, të gjithë anëtaret dhe anëtarët e kësaj dege. Përshëndes drejtuesit e partive politike të koalicionit për Shqipërinë Madhështore, kandidatë për deputetë të këtij koalicioni të pranishëm në këtë sallë. Një përshëndetje të përzemërt për miqtë, punëdhënësit, bashkëpunëtorët tuajë grekë dhe mirënjohje të pakufijshme për mikëpritjen e tyre ndaj jush.

    Faleminderit shumë, ju shqiptarë të diasporës, me energjinë, me optimizmin, me entuziazmin, u shndërruat, de facto, në udhëheqësit e fushatës së fitores. Ju, u shndërruat në himnin e kësaj fushate. Energjia, entuziazmi, dashuria juaj për Shqipërinë, ngrohu mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve dhe sot, kudo në Shqipëri zhvillohet një nga fushatat më të bukura të 32 viteve.

    Prandaj dhe, viti 2025, do gdhendet në muret e kohërave të kombit si viti i diasporës shqiptare. Do gdhendet me gërma të arta. Zoti ju bekoftë! Të dashur miq, kam pritur me shumë kënaqësi t’ju takoj sot ju në Selanik, Greqinë mike, vend në të cilin, qytete dhe rrethina në të cilat jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë. Kurse në Greqi, mbi gjysmë milioni shqiptarë. Miq, në një vend që jetojnë gjysmë milioni shqiptarë, për një vend të tillë, mirënjohja është e pakufijshme. Një vend mik, një vend të cilit ne i detyrohemi shumë për qendrimin që ka mbajtur ndaj jush. Ndaj dhe, Zoti e bekoftë Greqinë dhe kombin mik grek.

    Por dhe ju, keni ardhur në këtë vend drejt të panjohurës. Keni ardhur si njerëz të guximit, keni ardhur si, burra dhe gra që i besonit ëndrrës tuaj. Erdhët ta ndërtonit në këtë vend ëndrrën, dhe jeni bërë sot një faktor i fuqishëm i jetës ekonomike, shoqërore, artistike, kulturore të këtij vendi. Keni emër të mirë anë e kënd Greqisë. Shkëlqeni në çdo fushë, dhe më shumë do të shkëlqeni në kohërat që vijnë, njëlloj si, arvanitasit sot janë në të gjitha nivelet e këtij vendit, janë krenari për Greqinë, po janë krenari dhe për Shqipërinë. Marrëdhëniet midis dy vendeve dhe kombeve tona janë marrëdhënie miqësore. Jemi të vetëdijshëm, marrëdhëniet midis fqinjëve njohin gjithnjë ulje dhe zbritje. Por duhet të pranojmë miq se, akti i dy viteve më parë i narkodiktatorit të Tiranës Edi Rama, ndaj eurodeputetit, Fredi Beleri, është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive europiane.

    Edi Rama përdori truket e vjetra të Sigurmit të Shtetit, përdori të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer Fredi Belerit mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës. Dhe kjo, vetëm e vetëm se, Fredi Beleri, nuk pranoi të shitej, nuk pranoi të kandidonte për Edi Ramën. Jo, i tha, unë jam i djathtë. Unë nuk tradhëtoj ato parime të miat. E vërteta është se, prapa qendrimit antikushtetues, qendrimit të shkelmimit të Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut që u mbajt ndaj Fredi Belerit, diskriminues. Pse diskriminues? Çdo njeri tjetër para Fredi Belerit që ndodhej i burgosur është lejuar të bëjë betimin, sepse Kushtetuta e lejon të bëjë betimin, kurse Edi Rama mori çdo masë kundër tij në kundërshti me Kushtëtutën, sepse e dinte nga 220 mijë katrorë tokë që po grabit të Manastirit të Skutarasë dhe të kanionit të Gjipesë, Fredi Beleri nuk do t;i jepte asnjë metër katror.

    Fredi Beleri do të mbronte pronat e bashkëfshatarëve, e bashkëqytetarëve të tij. Kjo është e vërteta. Po pse u ndala këtu? U ndala miq, për të treguar se për çfarë është e aftë mafia për interesa të vetat të bëjë, të sakrifikojë, të dëmtojë, pavarësisht statusit të gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjtë të cilat janë gjithnjë shumë të rëndësishme për interesa mafioze personale. Ky është Edi Rama, miqtë e mi. Në 11 maj jepni kontributin për shpëtimin e Shqipërisë, përmbysni narkoshtetin.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Aksident në Durrës, transportohen në spital dy të miturit

    By LAJME 2419/04/20250

    Një aksident rrugor ka ndodhur pranë godinës së bashkisë në Durrës. Një automjet i drejtuar…

    Tentuan të trafikonin në Greqi 56 kg kanabis/ Pezullohet punonjësi i DPSHTRR

    30/04/2025

    Ngërçi politik, sot tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

    03/05/2025

    LAJM I FUNDIT/ Atentat në Tiranë, raportohet për 4 të plagosur

    17/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.