Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sikurse dhe në ditët e tjera kur Berisha është paraqitur në SPAK, demokratët, mbështetës të tij, janë mbledhur para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
Herën e fundit që Berisha u paraqit në SPAK, ai tha për gazetarët se ardhja e tij aty shërben si dëshmi e “keqpërdorimit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama për luftuar kundërshtarë politikë”.