Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost

    09/05/2025

    Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal

    09/05/2025

    ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen

    09/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost
    • Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal
    • ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen
    • LaCivita flet për “non gratën” dhe nëse Berisha do të udhëtojë në SHBA
    • Sa mandate parashikon të marrë në 11 maj? Berisha: Unë kam një ligj të brendshëm
    • Rama: Projekti i inceneratorit, i duhuri. Problemi i korrupsionit ishin njerëzit
    • LaCivita në mitingun përmbyllës të PD: Më 11 maj pushoni nga puna Edi Ramën
    • “Giro d’Italia”, këto janë rrugët që do të bllokohen të shtunën në Tiranë
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Berisha në Himarë: Rama përdori drejtësinë për t’i marrë mandatin Belerit
    POLITIKË

    Berisha në Himarë: Rama përdori drejtësinë për t’i marrë mandatin Belerit

    By LAJME 2424/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral në Himarë.

    “Paprekshmëria e pronës, rikthimi dhe kompensimi i saj, pajisja me dokumente, do jenë përparësi absolute”, tha lideri i opozitës përpara banorëve të kësaj zone.


    Berisha: Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, qytetarëve të Himarës të pranishëm në këtë shesh, por të gjithë banorëve të kësaj bashkie kudo që ndodhen sot, në Shqipëri dhe jashtë vendit.

    Respektin tim më të madh, mirënjohjen më të thellë.

    I dashur zoti Fredi Beleri, përfaqësues në Parlamentin Europian i qytetarëve grekë, kandidat i zgjedhur real i kësaj bashkie.

    I dashur zoti Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ, aleat i rëndësishëm në Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

    I dashur zoti Bujar Leskaj, udhëheqës politik i qarkut të Vlorës.

    Të dashur kryetarë të degëve të PD të Vlorës, Himarës dhe degëve të tjera.

    Zonja Zhupa, udhëheqëse politike për Sarandën.

    Të dashur kandidate dhe kandidatë për deputetë të qarkut të Vlorës, përfaqësues të shkëlqyer, dinjitozë të qytetarëve të këtij qarku, krenari e vërtetë për Vlorën, Himarën, Sarandën dhe mbarë Shqipërinë.

    Nuk mund të mos e filloj këtë fjalim me përuljen më të madhe para jush, burrave dhe grave të kësaj treve, që i keni qëndruar si viganë, më të fuqishëm në çdo kohë se të tjerët të keqes.

    Askush nuk ka qëndruar ndaj të keqes siç keni qëndruar ju, himariotët.

    Vajza që paraqet takimin e quajti Himarën e lavdisë, e vërteta është se qëndresa e Himarës është një faqe e lavdishme në historinë e njeriut, në betejën me të keqen, qëndrimin e tij të pamposhtur dhe ju të tillë keni qenë në të gjitha kohërat.

    Dhe ta marrë vesh Edi Rama se pushtimeve, askush nuk i ka dhënë përgjigje më të merituar se Himara dhe Himara ia dha Edi Ramës atë përgjigje që meritonte. Atë përgjigje ia dha me Fredi Belerin.

    Miqtë e mi, Donald Trump në fushatën e tij elektorale u tha amerikanëve se një rrezik më i madh për amerikanët se sa fuqia e Kinës apo Rusisë është armiku i brendshëm.

    Çfarë ishte ky armik i brendshëm?

    Ky armik i brendshëm në SHBA dhe në Shqipëri ishte armiku që përdorte drejtësinë për të marrë mandatet e të zgjedhurve tuaj, pasi nuk i mundnin dot në fushë betejë, pasi bënin gjithçka që ju të mos e votonit.

    Por ju e votuat dhe atëherë përdori si burracak drejtësinë e tij për t’i marrë kryetarit tuaj të zgjedhur mandatin.

    Bëri një kurth të vjetër të shpifur nga ato që Himara i mban mend shumë mirë se i kurdiste Sigurimi i Shtetit, vetëm e vetëm për t’i grabitur mandatin.

    Prokurorët dhe gjykatësit e kontrolluar prej tij, nuk e lejuan Belerin siç ishte lejuar çdo tjetër i votuar më përpara, nuk e lejuan që të vinte të bënte betimin dhe shkaku ishte vetëm një: se Beleri nuk pranoi të kandidonte për partinë e tij.

    Se Beleri i tha se unë jam i djathtë dhe unë kam parimet e mia, dhe ato parime nuk putheshin kurrë me parimet e atij që kërkon t’u vjedhë tokat, të plaçkisë tokat tuaja, t’u zhbijë ju nga shtëpitë tuaja.

    Ndaj dhe unë e nisa fjalën time se më i keqi i të gjithë të këqijve është armiku i brendshëm që të merr lirinë, që përdor drejtësinë për dhunë politike, që dhunon të drejtat më elementare, më themelore të njeriut, pronën, votën.

    Çfarë i mbetet më një njeriu të lirë?

    PD dhe aleanca e saj janë një aleancë konservatore, e cila ka në themel të saj vlerat tradicionale të njeriut, dinjitetin njerëzor, liritë e tij, pronën, besimin tek Zoti, atdhetarinë.

    Ne besojmë fort se vetëm duke u bazuar në këto vlera mund të ndërtojmë Himarën Madhështore, Shqipërinë Madhështore.

    Mund të ndërtojmë Himarën e ëndrrës së bukur të bijve dhe bijave të saj.

    Shqipërinë e ëndrrës së bukur të bijve dhe bijave të saj.

    Ndaj dhe jam këtu për t’u zotuar para jush se qeveria e ardhshme, paprekshmërinë e pronës, rikthimin dhe kompensimin e saj, pajisjen tuaj me dokumente, të gjitha legalizimet dhe çdo gjë që keni, do t’i ketë përparësi absolute.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost

    09/05/2025

    Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal

    09/05/2025

    ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen

    09/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Prapaskenat e konklavës/ Tërheqja e italianit Parolin i hapi rrugë amerikanit Prevost

    09/05/2025

    Rama: Ajo çka kemi bërë ne me pensionet është transformim epokal

    09/05/2025

    ‘Mundësia’ mbyll fushatën/ Agron Shehaj: Të dielën zgjedhim të ardhmen

    09/05/2025

    LaCivita flet për “non gratën” dhe nëse Berisha do të udhëtojë në SHBA

    09/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    SHOWBIZ

    Angelina Jolie flet për jetën pas divorcit nga Brad Pitt: Akoma nuk e di kush jam

    By LAJME2428/09/20230

    SHBAAngelina Jolie ka dhënë së fundmi një intervistë për prestigjozen ‘Vogue’, ku ka rrëfyer shumë…

    Misteri: Pse u anulua takimi i Vuçiç, me Donald Trump?

    03/05/2025

    Kampi në Gjadër, alarmi i KiE: Mbipopullim, abuzim dhe qetësime me droga psikotrope

    24/04/2025

    “Skandali me ujin e pijshëm”/Xhixho:Ironike çfarë ndodh në çeljen e fushatës së PS-së

    12/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.