Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Berisha në grupin e PPE: Ne po luftojmë një diktaturë
    POLITIKË

    Berisha në grupin e PPE: Ne po luftojmë një diktaturë

    By LAJME 2407/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PPE-së tha se në Shqipëri po luftohet ndaj një dikature. Gjatë fjalës së tij në Strasburg, Berisha kërkoi ndihmë nga PPE për ta mposhtuar atë, duke shtuar se do tu jetë mirënjohës.

    Sipas Berishës, Shqipëria, është vendi ku nuk ekziston më prezumimi i pafajësisë, teksa iu referua arrestimve dhe përndjekjeve politike të opozitës. Më tej Berisha në fjalën e tij shtoi gjithashtu se torturat janë të zakonshme dhe vdekjet në burgjet shqiptare janë të zakonshme.


    “Tani, nëse shikoni Shqipërinë, është një vend ku nuk ekziston më prezumimi i pafajësisë. 67 përqind e të arrestuarve janë në paraburgim. Vetëm i arrestojnë dhe i plasin në burg. Kjo është e vërteta në këtë vend.
    Torturat janë të zakonshme, vdekjet ën burgjet shqiptare janë të zakonshme. Zonja dhe zotërinj, Shqipëria po del si një shtet me kartele droge dhe krim të organizuar. Kryeministri shqiptar vetë priti në zyrën e tij një koordinator të gjithë këtyre organizatave kriminale dhe emri i tij është shumë i njohur. Vetë ai, zoti Rama i takoi ata në Aruba, në Dubai.

    Emri i zotit Rama citohet në media si i lidhur me ta. Rama u ofron atyre, ata kontrollojnë të gjitha lejet e ndërtimit në vend. Kush vjen në TIranë mund të shohë shumë kulla teksa ngrihen. Por gazetarët investigativë kanë zbuluar se vetëm 20 përqind e parave vijnë nga sistemi bankar, të tjerat vijnë nga nëntoka. Vrasësit, trafikantët, vrasësit seriale bëjnë ligjin në zgjedhje. Ata janë të gjithë të përfshirë në procesin zgjedhor dhe mbjellin frikë dhe terror tek qytetarët. Agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit nga Franca, Holanda, Belgjika kanë zbuluar kodet e SKY EÇ, Matrix, EncrochChat, janë telefona të koduar, me të cilët gangsterët në Europë dhe botë komunikojnë me njëri-tjetrin.

    Gjuha e dytë më e përdorur ishte gjuha shqiptare. Përqendrimi më i madh i këtyre telefonave ishte godina e kryeministrisë dhe vetë Edi Rama përdorte 3 prej tyre. Këto agjenci sollën 1 milion paqe të transkriptuara. Këto transkriptime trajtojnë përfshirjen e tyre të thellë në zgjedhje, por në Shqipëri, krimi elektoral është amnistuar.
    Drejtësia politike e kontrolluar nga Edi Rama nuk merret me këtë krim. Kështu që këto zgjedhje janë një proces me një makinerie të madhe blerjesh votash dhe një makineri të madhe frike që kontrollon vullnetin e popullit.
    Gjatë këtyre javëve, kryeministri vetë do japë 100 euro për çdo pensionist di dhuratë për votën. Krahas kësaj është kanabisi për votën, ai ka shpërndarë 148 licenca për të mbjellë kanabis në mbarë vendin.

    Ai nuk respekton asnjë ligj të Kodit Elektoral. Këto janë, kjo është panorama e Shqipërisë, situata ku jemi.
    Tani, cilat janë opsionet tona? Ne duhet të luftojmë, të luftojmë, të luftojmë. Në një diktaturë, nuk ke asnjë opsion tjetër. Por çfarëdo ndihme që mund të japë ky institucion, ne jemi shumë mirënjohës. Pas dy ditësh, Parlamenti Europian, komisioni i jashtëm do organizojë një seancë dëgjimore për Shqipërinë. Ky shkëmbim është një mesazh i mirë që i dërgojmë shqiptarëve për interesin tuaj të madh,” tha Berisha.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Rama: Nuk kam asnjë anëtar të qeverisë në burg

    By LAJME 2415/04/20250

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në rubrikën “Sy m’sy” se nuk ka asnjë anëtar të…

    Fitimet e investitorëve të huaj arritën në më shumë se 1.1 miliardë euro për 2024

    22/04/2025

    Cili është pozicioni më i mirë i gjumit për trupin?

    10/09/2023

    Banorët në Has protestojnë për shkak të rrugës së keqe

    07/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.