Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Berisha me gratë: Mediat po e censurojnë opozitën
    POLITIKË

    Berisha me gratë: Mediat po e censurojnë opozitën

    By LAJME 2423/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme në Tiranë një takim me gra dhe vajza. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se zgjedhjet e 11 majit janë shumë të rëndësishme. Ai theksoi se PD bën mobilizimin maksimal të forcave që ka së bashku me aleatët e saj për një sukses të vërtetë me 11 maj.

    Berisha tha se PD ka një listë të mirë kandidatësh në Tiranë dhe se gratë që konkurojnë kanë një identitet të fortë dhe arritje të pamohueshme. Ai shtoi se PD ka një projekt që fillon me paketën e dhembshurisë dhe përfundon me Shqipëria, epiqendër e teknologjive të larta në rajon.


    Sipas tij ky program ka pasur një impakt pozitiv. Berisha theksoi se mediat po censurojnë opozitën dhe programin e saj. Ai tha se kjo ndodh në median kombëtare por sipas tij kjo përsëri është e kapërcyeshme.

    “Shumë faleminderit Adriana. Një përshëndetje të përzemërt për të gjitha ju këtu, kandidate për deputete për qytetin e Tiranës. Një përshëndetje të përzemërt të gjitha vajzave dhe grave në mbarë Shqipërinë që garojnë për deputete në Kuvend nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
    Përshëndetje shumë të përzemërt gjithashtu të gjithë stafeve tuaja, që po bëjnë gjithçka për një fitore spektakolare të opozitës shqiptare në këto zgjedhje. Kjo është një garë e fortë. Sistemi e ka transformuar në një garë në njërin aspekt, në një garë që ligjërisht nuk duhej të ishte e tillë. Por padrejtësia ligjore, e sanksionuar, ka bërë që të ndahen në mënyra të ndryshme, të ndahen në dy grupe deputetet.

    Por nga ana tjetër kjo është një garë prove shumë e çmuar, shumë e rëndësishme, e cila bën mobilizimin maksimal të forcave që ka PD dhe aleatët e saj për një sukses të vërtetë me 11 maj.
    Ne kemi një epërsi të madhe. Lista është lista më e mirë që i është paraqitur ndonjëherë Tiranës dhe Shqipërisë, qoftë kjo e grave dhe vajzave, qoftë kjo e burrave dhe djemve. Ne në këtë garë konkurrojmë me zonja, zonjushe të shquara, në një identitet të fortë, individualitet të vërtetë dhe arritje të pamohueshme. Në këtë aspekt theksoj se nuk kanë pasur ndonjëherë qytetarët e Tiranës një përfaqësi kaq të aftë, kaq të mirë për ta në parlamentin e ardhshëm. Epërsia jonë tjetër e pamohueshme është programi ynë. Ne kemi një program me të cilin me kompetencë të plotë ne u japim përgjigje të gjitha problemeve madhore të krijuara nga keqqeverisja e 12 viteve të asaj që e quan veten rilindje, por në fakt provohet e kundërta. Ne kemi një projekt, projektin e Shqipërisë Madhështore, i cili fillon me paketën e dhembshurisë dhe përfundon me Shqipëria, epiqendër e teknologjive të larta në rajon.

    Ky program, siç e shihni, ka pasur një impakt pozitiv dhe në tërësinë e tij as kritikët absurdë, askund nuk ka gjetur refuzim, përkundrazi është pritur mirë. Është pritur me kënaqësi. Është e sigurt që ky program është 100 përqind i realizueshëm. Kjo ka rëndësi të madhe. E them këtu para jush, se në qoftë se në vitin 2005 ne paraqitëm një program, ai kishte të panjohurat e veta. Kurse ky nuk ka të panjohura. Ne kemi modelin e zbatimit të tij 100 përqind. E zbatimit të tij në 100 ditët e para aq sa është zbatuar në 4 vite ndonjë program tjetër më parë. Kështu që ka një rëndësi të jashtëzakonshme ta servirim këtë program. Ne përballemi me vështirësi të shumëllojta, por kur jemi në fushatë elektorale, ajo që është më seriozja, është censura.

    Ju, mediat iu censurojnë. Opozitën, katër TVSH-të bis e censurojnë. Këtu nuk merr vesh kush është TVSH është TVSH apo Top-TVSH, pra janë të gjitha një konglomerat kush e kush të censurojë më shumë opozitën dhe kush e kush t’i shërbejë më shumë qeverisë dhe favoreve që ajo u bën. Fjala është kryesisht për mediat kombëtare. Por historia ka treguar se sado e fortë të jetë kjo censurë, përsëri është e kapërcyeshme. Dhe është e kapërcyeshme vetëm me takime me njerëzit. Fushata e fundit e presidentit Donald Trump ka leksionin më të madh të saj, takimin me njerëzit. Ai kishte një censurë të jashtëzakonshme, në tërësi nga të gjitha ato që quhen mainstream media, përveç njërit që ishte i lëkundur. E keni parasysh se kishin vendosur gjigantët e rrjeteve sociale censurën. Dhe atë censurë e kishin kryesisht për Trump,” tha ai.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Rama komplimenton Dumanin: Njeri kurajoz, meriton gjithë respektin

    By LAJME 2422/04/20250

    Edi Rama, gjatë fjalës së tij, edhe njëherë tjetër foli me nota pozive për kreun…

    Përçahet opozita në Kosovë/ Limaj: E vërteta e koalicionit me Kurtin

    14/04/2025

    A mund të sulmohen makinat moderne nga një haker?

    03/10/2023

    Analiza: Nafta vazhdon rënien ndërsa rritet frika për recesionin global

    08/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.