Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Berisha komenton takimin e Ramës në Dibër
    POLITIKË

    Berisha komenton takimin e Ramës në Dibër

    By LAJME 2403/05/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët e Peqinit komentoi edhe takimin e PS-së në Dibër, ku reperi i njohur Noizy mbërriti në takimin elektoral me Lamborghini. Lideri i opozitës theksoi se kryeministri Edi Rma tallet me shqiptarët duke u shprehur se merr dalluen dhe i bie. Kreydemokrati gjithashtu e ironizoi takimin e PS-së me personazhe të showbizz, duke e krahasur me kandidaten për presidente të Amerikës, ku tha se Edhe Kamala Harris mori të gjithë Hollywood me vete, por përfundoi atje ku e meritonte.

    “Të dashur miq, Edi Rama pasi zhyti qytetarët në varfëri, i la pensionistët në mjerim me pension mesatar 172 mijë lekë, të cilin nuk e marrin 57 përqind e pensionistëve se marrin më pak. Pasi përzuri në 10 vite rreth 45 përqind të shqiptarëve nga Shqipëria. Pasi ndërtoi një parajsë të vërtetë, saraje dy herë më të mëdha se vila e Enver Hoxhës. 57 metra të gjatë e kanë themelin, me kopsht katër herë më të madh se vila e diktatorit. Duke deklaruar se kishte gjithsej 3800 euro.


    Pasi u martua me një pallat në pajë, 5 kate pallati pa asnjë faturë. Pasi zhduku në kontot e tij bankare 130 milionë euro të djegësit të Tiranës. Pasi plaçkiti dhe grabiti 225 mijë metër katrorë tokë tek kanioni i Gjipesë në zonën më të bukur në detin Jon. Pasi ka rrëmbyer me baxhanakun e tij qindra milionë euro tek AKSHI dhe tendera të tjera. Pasi i dha të vëllait 38 mijë metër katrorë tokë të pronarëve tiranas tek Rrapi i Treshit. Pra miq, tani çfarë bën? U vë perde para syve, në një akt cinik, në një akt të papërgjegjshëm u vë qytetarëve shqiptarë perden.

    Dhe në vend se të japë llogari pensionistëve se pse i la me atë pension, u nxjerr marrëzitë e tij. Tallavara. U nxjerr banalitete. Organizon takime siç bëheshin në vitet ’50 që i organizonte fronti, veçmas burrat, veçmas gratë. U kthye në gjenet e të atit. I kërkohet të vijë të ballafaqohet, refuzon. Po pse refuzon? Sepse del hajdut para jush. Nuk thotë një fjalë se ku janë 130 milionë euro. Nuk justifikon dot kurrë sarajet e tij në Surrel. Nuk justifikon dot kurrë 225 mijë tokë në Gjipe pa asnjë dokument kadastral, me falsitet, falsitet, falsitet. Pra të gjitha këto kërkon t’u vërë perde ju. Tallet me ju, tallet me shqiptarët, merr daullen, i bie daulles.

    Gjen edhe Noizin me Lamborghini. Po Lamborghini i Noizit nuk është pensione, nuk është rroga. Ai ta gëzojë, po ç’punë ka pensionisti me të, apo si ta mashtrojë? Po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe? Historia ka qenë e hidhur. Edhe Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte. Çfarë i mendon ky shqiptarët? Qenie primitive, njerëz të papërgjegjshëm? Njerëz që mund t’i mashtrojë.

    Kurrën e kurrës nuk janë të tillë shqiptarët, nuk janë të tilla gratë, nënat, motrat, vajzat tona. Ndaj dhe 11 Maji është dita e qytetarit. Është ora e vërtetë e tij. E mençurisë, e dinjitetit, e krenarisë së tij, e shpresës, e besimit tek e ardhmja. Votoni njishin. Të gjithë jeni njisha. Rrofshi ju, rroftë Peqini, rroftë Shqipëria!” tha Berisha.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Numërohen 92% e kutive/ PS kryeson me 82 mandate, PD mbron 52

    By LAJME 2413/05/20250

    Në qarqet e vendit është drejt fundit procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e…

    SPAK ‘zbarkon’ në çdo qark, mbi 5 mijë forca policie të angazhuar për zgjedhjet

    11/05/2025

    Rama ironizon opozitën: Ne të tallavasë, ata dëgjojnë Beethoven me Vrenozin në krye

    24/04/2025

    Kërkesa e PS për shtyrjen e afatit votimit në Vlorë, KQZ vendos në ora 17:00

    11/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.