Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet sot në ndodhet sot në Librazhd ku po prezanton kandidatët e Aleancën për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 majit.
Ai i ka bërë thirrje punonjësve të administratës që të mos kthehen në patronazhistë duke iu dorëzuar presioneve nga mazhoranca.
“Thirrje për punonjësit e administratës, qëndroni të palëkundur shërbëtorë të ligjit, mos u bëni terroristë patronazhistë sepse ata do të ndiqen gjithë jetën e tyre si terroristë elektoralë.
11 maji dita e ndryshimit, e fitores, e Librazhdit madhështon, Elbasanit madhështor dhe Shqipërisë madhështore”, tha ai.