Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Berisha: Çiftet që bëhen me tre fëmijë, kredinë do ua paguajë shteti
    POLITIKË

    Berisha: Çiftet që bëhen me tre fëmijë, kredinë do ua paguajë shteti

    By LAJME 2430/04/20252 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Astir u premtoi bizneseve se me ardhjen në pushtet do të vendosë taksë të sheshtë 10% nga 23% që është momentalisht. Ai më tej shtoi se do të ulë TVSH-në në 15% dhe energjinë elektrike në 6 lekë.

    Berisha shtoi se mesatarja për universitet do hiqet që vitin që vjen. Sipas tij në shtator nuk do ketë mesatare dhe se tarifat do të jenë 4 herë më të ulëta. Sa i përket bursave Berisha tha se do të bëhen 200 euro.


    “Bizneseve të Astirit dhe mbarë Shqipërisë u premtoj vendosjen e taksës së sheshtë 10 përqind nga 23 përqind që është. Uljen e TVSh-së në 15 përqind. Uljen e çmimit të energjisë elektrike në 6 lekë. Përgjysmimin e tarifës së ujit. Ndalimin me ligjin të bashkive, të cilat nuk do mund të vendosin kurrë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa lokale për bizneset. Garantoj bizneset e vogla se përveç energjisë dhe ujit, hapësira publike që u shitet me 1500 lekë do zbresë në 120 lekë.

    Se tavanet për tatim fitimin dhe TVSH-në do rriten nga 100 mijë dhe 140 mijë që janë sot, në 180 mijë euro. Biznesi pra do ketë klimën më miqësore, do mund të shtojë investimet dhe punësimin.

    Astiri madhështor, Tirana madhështore është Tirana dhe Astiri i qytetarëve që kanë besim tek e ardhmja e tyre. I qytetarëve që përballojnë me dinjitet jetën. I qytetarëve që u rritet çdo vit mirëqenia. I qytetarëve që u shkollohen dhe u punësohen fëmijët e tyre në Shqipëri. U jap fjalën këtyre të rinjve se mesatarja për universitet do hiqet që vitin që vjen. Në shtator nuk do ketë mesatare.

    Se tarifat do të jenë 4 herë më të ulëta. Se bursa do jetë 200 euro. Se pas mbarimit të shkollës, çdo sipërmarrës që punëson të rinjtë do t’i paguhet një vit sigurimet e tij shoqërore dhe të gjitha shpenzimet për kualifikimet e tyre. Të rinjtë që dëshirojnë të hapin biznese do përfitojnë grante, kredi të buta dhe për çdo çift të ri një çati. Qeveria do garantojë grante 30 mijë euro me të cilat çiftet e reja do paguajnë interesin e kredisë. Çiftet që bëhen me tre fëmijë nuk do paguajnë asnjë qindarkë kredi, do ua paguajë shteti,” tha ai.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Spanja dhe Portugalia në errësirë/ Çfarë e shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike

    By LAJME 2428/04/20250

    Ndërprerja masive e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të Spanjës dhe Portugalisë këtë…

    Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës në Gjermani

    06/05/2025

    Vrasje në Has, policia kap autorin

    07/05/2025

    VIDEO/ Argjentina nuk ndalet, kampionët e botës dhe Brazili regjistrojnë fitoret e radhës

    13/09/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.