Presidenti Bajram Begaj do të niset për në Amerikë ku do të kryesojë delegacionin shtetëror shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që nis punimet më 20 shtator, por ajo që ka tërhequr vëmendjen më së shumti janë emrat që ai ka përzgjedhur që të marrë me vete në këtë takim.
Presidenti Begaj, Kryeministri Rama dhe ministri i ri i Jashtëm Hasani do të jenë në Neë York për takime dhe aktivitete të nivelit të lartë.
Begaj ka zgjedhur që të marrë me vete 20 persona për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por shumë pak profesionistë, pasi shumica janë të afërm të presidentit.
Më konkretisht, Begaj ka marrë me vete bashkëshorten e tij, djalin e tij, parukieren e gruas, shoqen e gruas dhe burrin e shoqes së gruas, biznesmen i një fabrike tullash.
Lista është bërë virale në rrjetet sociale. Skandali është i madh, por reagimet jo dhe aq. Opozita ka heshtur, teksa të gjithë jemi koshientë se udhëtimet e këtyre personave do të paguhen nga xhepi jonë.