Hetuesit kanë në total 17 profile ADN mikse të gjetura në sendet që dyshohet se i përkisnin autorëve të atentatit në Lundër. Sipas informacioenev, nga 17 ADN e përftuara, 2 prej tyre janë profile të plota, dhe kjo rrit shpresat për hetuesit në zbulimin e identitetit të autorëve.
Profilet mbeten për t’u verifikuar nëse u përkasin apo jo autorëve, edhe përmes krahasimit me të gjitha ADN-të që laboratori ka në dispozicion në të shkuarën të personave që janë përfshirë më parë në aktivitete kriminale. Sendet që janë gjetur pranë vendit ku ndodhi atentati janë pinca, mjete të tjera pune dhe një shall.