Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë kandidatin e koalicionit “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi, pasi është kapur me kokainë.
Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet, por blutë mundën ta neutralizojnë.
Aktualisht, burimet bëjnë me dije se policia ka bastisur banesën e tij në Sarandë dhe po kryen kontroll.