Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Arkëtimet në 2024/ Klosi e Lezha me rritjen më të fortë
    POLITIKË

    Arkëtimet në 2024/ Klosi e Lezha me rritjen më të fortë

    By LAJME 2422/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Të 61 bashkitë e vendit tonë paraqiten me diferenca të mëdha në kapacitetet e menaxhimit financiar dhe sidomos me ofrimin e shërbimeve ndaj komuniteteve ku qeverisin. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2024, bashkitë e Klosit, Lezhës, Tepelenës, Fushë-Arrësit, Roskovecit dhe Kurbinit kishin rritjen më të lartë të të ardhurave të veta vendore, ndërsa në anën tjetër, Bashkitë e Pustecit, Poliçanit, Rrogozhinës, Këlcyrës, Përmetit dhe Dropullit kishin rënien më të madhe të të ardhurave nga taksat vendore në vitin 2024 në krahasim me 2023.

    Siç shihet nga të dhënat e grafikut të mëposhtëm, performancën më të mirë fiskale për vitin e kaluar e kishte Bashkia e Klosit i cila arkëtoi nga taksat vendore 98 për qind më shumë të ardhura se në vitin 2023. Klosi është bashki e vogël, me një program të ardhurash vendore rreth 70 milionë lekë për vitin 2024, por Ministra e Financave raportoi se kjo bashki kishte rritjen më të madhe të arkëtimeve nga taksat e veta.


    Bashkia e Lezhës ishte e dyta në rang kombëtar për rritjen e të ardhurave vendore nga burimet e veta me gati 80% më shumë se në vitin 2023. Në bregdetin e Lezhës, vit pas viti po shtohen strukturat akomoduese për shkak të zgjerimit në dy anët e qytetit të vjetër të Shëngjinit çka po ndikon pozitivisht në burimet financiare të Bashkisë. Lezha renditet ndër bashkitë me administrim me të mirë financiar edhe sa u përket investimeve.

    Bashkia e Tepelenës u rendit e treta në rang kombëtar për rritjen e të ardhurave vendore me rreth 78% në vitin 2024 në krahasim me 2023, e ndjekur nga Bashkia e Fushë-Arrësit me 7% rritje.

    Nga të 61 bashkitë në 49 prej tyre të ardhurat u rritën, ndërsa në 12 pësuan rënie. Performancën më të dobët fiskale më 2024 e kishte Bashkia e Pustecit me rënie të arkëtimeve nga burimet e veta me 7%.

    Kjo bashki është nga më të voglat në vend për numër banorësh dhe me një popullsi shumë të plakur. Ajo shtrihet në buzë të liqenit të Prespës dhe ka mjaft burime turistike për të zhvilluar por pakësimi dhe plakja e popullsisë po e kushtëzon.

    E dyta për rënien më të madhe të të ardhurave ishte Bashkia e Poliçanit me 35%, e ndjekur nga Rrogozhina -25%, Këlcyra me -19% etj.

    Në bashkitë e mëdha me qendër qarku të ardhurat u rritën ndjeshëm të ndikuara nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. P.sh., në Bashkitë e Tiranës të ardhurat nga burimet e veta në vitin 2024 u rriten 31% në krahasim me vitin 2023, në Bashkinë e Durrësit me 28%, Elbasanit me 26% dhe Shkodrës me 21%.

    Bashkitë në të gjithë vendin grumbulluan nga të ardhurat e veta 44,4 miliardë lekë në vitin 2024 ose 27% më shumë se në vitin 2023. Kontribuuesi kryesor ishte Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja. Në vitin 2024 treguesi i autonomisë financiare në pushtetin vendor arriti në 60% nga 51 % që ishte në vitin 2023./ Monitor


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Pjesë e një rrjeti narkotrafiku, shqiptari dhe italiani kapen me mbi 5 kg drøgë

    By LAJME 2405/04/20250

    Karabinierët italianë në Xhenova arrestuan 2 persona të dyshuar për trafik droge, njëri prej të…

    PD dërgon shkresë në KQZ, kërkon audit për votën e diasporës në Greqi e Itali

    07/05/2025

    Atentati në Tiranë/ Policia i gjurmoi deri në Elbasan, më pas u ‘zhdukën’

    19/04/2025

    Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

    26/09/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.