Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “New York Times” zbulon prapaskenat: Si u përçanë kardinalët italianë në konklavë

    14/05/2025

    LAJM I FUNDIT/ Humbja e PD në Fier, reagon Gazment Bardhi

    13/05/2025

    Rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit, Tabaku: Garë e pabarabartë

    13/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • “New York Times” zbulon prapaskenat: Si u përçanë kardinalët italianë në konklavë
    • LAJM I FUNDIT/ Humbja e PD në Fier, reagon Gazment Bardhi
    • Rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit, Tabaku: Garë e pabarabartë
    • Analiza/ Votë Ramës, shuplakë Kosovës
    • Fron Nahzi: Të lira e të ndershme? Zgjedhjet pasqyruan një trend global shqetësues
    • Nis numërimi për kandidatët në Elbasan, në garë vetëm socialistët
    • LAJM I FUNDIT/ Votat e diasporës ndryshojnë ndarjen e mandateve, PD i ikin 2 deputetë
    • Televizioni gjerman ARD: Rama mbajti pushtetin me mjete të padrejta?
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Analiza/ Votë Ramës, shuplakë Kosovës
    POLITIKË

    Analiza/ Votë Ramës, shuplakë Kosovës

    By LAJME 2413/05/20256 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Po, Edi Rama i fitoi zgjedhjet. Por, u humb një shans për t’i rikuperuar raportet Tiranë-Prishtinë, dhe për të llogaritur Kosova në një mburojë politike, ushtarake e ekonomike. Kjo është humbja më e madhe nga të gjitha

    Rezultati preliminar i zgjedhjeve në Shqipëri tregoi se Kosova nuk përbën çështje me peshë në temat që lidhen me kombin.


    Edi Rama fitoi edhe një mandat.

    Dhe, mesazhi që u dha me votë është se dëmi bërë Kosovës kalon pa më të voglën kosto.

    Nuk bëhet fjalë për një kryeministër të Shqipërisë që, kur Kosova pati nevojë, nuk iu gjet për t’ia ofruar ndihmën që i duhej. Jo. Rama, në momentet më kritike punoi kundër interesave të Kosovës. Ai u kthye kundër, në kohë kur shteti u përball me presione të jashtëzakonshme ndërkombëtare, me sulme të vazhdueshme nga Serbia, dhe me përpjekje të koordinuara nga brenda për t’i zhbërë sovranitetin dhe integritetin territorial.

    Ai avokoi për marrëveshje me Serbinë që do t’ia tkurrte territorin Kosovës, ide e cila gjerësisht u kundërshtua. Në shenjë qortimi për veprimet në funksion të shtrirjes së kushtetutshmërisë në veriun e banuar kryesisht me serbë, anuloi mbledhjen e planifikuar ndërmjet dy qeverive, duke ndezur kështu butonin e sanksioneve kundër Kosovës, e që u pasuan edhe nga ato të Bashkimit Evropian.

    Sponsorizoi draftin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pa u konsultuar me autoritetet në Prishtinë, një precedent i rrezikshëm që i lejoi më pas BE-së të paraqesë një draft tjetër duke vënë Kosovën nën presion të vazhdueshëm për ta pranuar një mekanizëm që ia rrezikon funksionalitetin shtetit. Dhe, bashkë me Aleksandër Vuçiqin lansoi projektin e “Ballkanit të Hapur”, një vegël gjeopolitike që favorizon Serbinë ekonomikisht dhe diplomatikisht, e në të cilën iu bë presion Kosovës të përfshihej.

    Raportet Kosovë-Shqipëri nuk janë dhe as nuk duhet parë si raporte thjesht mes dy shtetesh. Në kohë presioni ndërkombëtar, Shqipëria duhej të shërbente si mburojë. Në kohë kritikash, Shqipëria do të duhej të ishte zëri më i fuqishëm mbrojtës. Rama, që përfaqësoi zërin e Shqipërisë, e bëri të kundërtën.

    Kryeministri i Shqipërisë u përpoq ta luante rolin e neutralit, në një marrëdhënie ku nuk ka vend për neutralitet. Në fakt, ky e kaloi kornizën e neutralitetit. Me qëndrimet e tij u bë i dëmshëm për Kosovën dhe, kështu, e dobësoi pozitën ndërkombëtare të saj.

    Qeveria e Shqipërisë e drejtuar nga Rama, në mandatin e fundit e ridefinoi qëndrimin në raport me Kosovën. Në kohën kur trysnia ndërkombëtare ndaj Qeverisë në Prishtinë shënoi nivelin më të lartë për t’i stopuar veprimet që synonin shtrirjen e kushtetutshmërisë në veriun e banuar kryesisht me serbë, Rama mori anë. Deklaroi se Shqipëria, si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, nuk do të aplikojë politikë të ndarë nga aleatët e saj edhe kur bëhet fjalë për Kosovën. Pra, u përcaktua që të mbështesë politika të cilat diktohen edhe nga vende që nuk e njohin pavarësinë e shpallur në 2008-n.

    Nëpërmjet kësaj, Rama e bëri një qasjen e Shqipërisë ndaj Kosovës me atë të Greqisë, Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë e Qipros.

    E bëri këtë, pavarësisht se lidhja mes dy vendeve nuk është vetëm çështje interesash ndërshtetërore, por çështje gjaku para së gjithash. Veproi edhe në shkelje të Kushtetutës, e cila e detyron Tiranën zyrtare të mbrojë interesat dhe të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve.

    Rama me veprimet e tij është bërë sebep për konflikte të hapura me përfaqësues të Kosovës. Kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, e denoncoi publikisht se për interesa financiare avokoi për marrëveshje Kosovë-Serbi që prek kufijtë. Rama e paditi. Ndërpreu komunikimin dhe u përpoq ta zhbënte me proces gjyqësor një akuzë që kërkonte përgjigje politike. Thuajse në armiqësi kanë degraduar raportet edhe me kryeministrin Albin Kurti. Akuza nga distanca, qortime, sanksione. Asnjë hapësirë nuk la për komunikim e bashkëpunim.

    Kosova ka vetëm një shtet, nga i cili do të duhej të kuptohej pa përkthim – Shqipërinë. Shtet tek i cili do të duhej të llogariste në mbështetje. Ta shihte si garanci.

    Por, me vepra, Rama e mbajti nën sulm idenë se Shqipëria e Kosova janë një e për rrjedhojë Tirana është gjithmonë në anën e Prishtinës. E ka shkatërruar këtë ide me heshtje kur duhej zë, me protagonizëm kur duhej bashkërendim, me ndërhyrje të njëanshme kur duhej koordinim.

    Veprimet sistematike të kësaj natyre kanë prodhuar këtë pasojë: raportet ndërmjet të dyja qeverive janë në pikën më të ulët. Nuk ka më komunikim mes kryeministrave, as mbledhje të përbashkëta të qeverive, nuk ka bashkëpunime që do të duhej të ishin mes dy shteteve të një trungu.

    Ky realitet është përtej secilës imagjinatë: Kosova lufton për mbështetje ndërkombëtare që ta shtrijë brenda sovranitetin e ta sigurojë legjitimitetin ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria i ngroh marrëdhëniet me Serbinë për t’u paraqitur si faktor stabiliteti. Është realitet i kalkuluar. Rama e përdori Kosovën si monedhë shkëmbimi për interesa personale – për ta faktorizuar veten si lider rajonal. Ka gati një dekadë që punon me ngulm për t’u perceptuar në Bruksel e përtej, si garantues i stabilitetit në Ballkan.

    E ka treguar këtë me qortimin e vazhdueshëm ndaj politikanëve të Kosovës për politikat e ndjekura në raport me veriun dhe me Serbinë, pastaj duke qenë protagonisti kryesor i nismës “Ballkani i Hapur”, duke u vetëshpallur zëdhënës i rajonit gjatë pjesëmarrjeve në samite me peshë, si dhe ka investuar shumë në marrëdhënie me liderë të vendeve të tjera, e veçanërisht me presidentin serb. Sepse, me qëndrimet e reja dhe rolin e ri që mori, synoi të imponohet si lider i rajonit që bart bajrakun për angazhim në mbrojtje të stabilitetit.

    Tani, vota pro Edi Ramës, që u dha këtë të diel, nuk është vetëm heshtje përballë një sjelljeje së tij për t’i kaluar vijat e kuqe në raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe as heshtje në raport me braktisjen e përgjegjësisë kushtetuese ndaj pjesës së kombit që ndodhet jashtë kufijve. Kjo votë, në fakt, është shuplakë për Kosovën, sepse legjitimon qasjen e re të Shqipërisë.

    Sheshazi, u pa edhe në fushatë elektorale anashkalimi i Kosovës. Nuk pati as kërkimfalje e as trysni për kërkimfalje. Nuk u zu në gojë as gabimi e as reflektimi për gabimin. Ishte heshtje e plotë. Asnjë akuzë. Asnjë zotim. Asnjë debat. Kosova nuk qe pjesë në agjendën elektorale. Dhe, kjo është provë se nuk ka më peshë në llogaritë politike të Tiranës.

    Së këndejmi, vota mbështetëse për Ramën nuk përbën vetëm shpërblim për çfarë ai ka bërë në Shqipëri. Është edhe mesazh për Kosovën: Në katër vjetët e ardhshëm, mos prit asgjë nga Tirana zyrtare.

    Kjo përbën zhgënjim për shqiptarët që besojnë ende në lidhje të veçanta mes dy shteteve që rrethanat historia i kanë ndarë. Sepse, Kosova për shqiptarët, nuk do të duhej të shihej si çështje e rëndomtë, por si vijë e kuqe.

    Po, Edi Rama i fitoi zgjedhjet. Por, u humb një shans për t’i rikuperuar raportet Tiranë-Prishtinë, dhe për të llogaritur Kosova në një mburojë politike, ushtarake e ekonomike. Kjo është humbja më e madhe nga të gjitha. /Marrë nga KOHA.net


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    “New York Times” zbulon prapaskenat: Si u përçanë kardinalët italianë në konklavë

    14/05/2025

    LAJM I FUNDIT/ Humbja e PD në Fier, reagon Gazment Bardhi

    13/05/2025

    Rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit, Tabaku: Garë e pabarabartë

    13/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    “New York Times” zbulon prapaskenat: Si u përçanë kardinalët italianë në konklavë

    14/05/2025

    LAJM I FUNDIT/ Humbja e PD në Fier, reagon Gazment Bardhi

    13/05/2025

    Rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit, Tabaku: Garë e pabarabartë

    13/05/2025

    Analiza/ Votë Ramës, shuplakë Kosovës

    13/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Këmbimi valutor pëe këtë të mërkurë

    By LAJME 2430/04/20250

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me…

    Zgjedhjet e 11 majit, nis vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit për diasporën

    10/04/2025

    Trump: Kina dëshiron marrëveshje për tarifat, po presim telefonatën nga Pekini

    08/04/2025

    Atentati në Lundër/Po ecte paralelisht me GClass-in, qytetari i shpëton plumbave

    19/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.