Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Analiza- Si do ndikojë Tom Doshi dhe Agron Çela në rezultatin e Shkodrës
    POLITIKË

    Analiza- Si do ndikojë Tom Doshi dhe Agron Çela në rezultatin e Shkodrës

    By LAJME 2430/04/202510 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Votuesit në qarkun Shkodër, i cili përfshin një zonë të larmishme bregdetare, fushore, kodrinore dhe malore, pritet të mandatojnë 11 deputetë në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa zgjedhjet e së shkuarës, për shkak të luhatjes së madhe të sjelljes së votuesve, e kanë bërë atë një prej qarqeve fushëbetejë për përcaktimin e maxhorancës qeverisëse. Dhe, ndërsa betejat kanë qenë të ashpra në të shkuarën, ajo që nuk mundet të mos merret parasysh në zgjedhjet e këtij viti është fakti që, përgjatë dy viteve të fundit, disa hetime të bujshme kundër krimit të organizuar nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, kanë dërguar pas hekurave disa nga figurat kyçe të përfolura apo të njohura për angazhim në zgjedhje në të dy krahët e politikës shqiptare.

    Në këtë kontekst, çfarëdolloj parashikimi mbi rezultatin e 11 majit, mbështetur në analizën e rezultateve të shkuara, është thjeshtë i pamundur për shkak se rezultatet e shkuara janë ndikuar vazhdimisht nga përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje dhe, nën hijen e hetimeve të shkuara dhe kërcënimeve për hetime të tashme kundër krimeve zgjedhore, çfarëdolloj parashikimi duhet të presë hapjen e kutive të votimit.


    Përmbysjet dramatike

    I gjithë qarku i Shkodrës ka qenë dikur një bastion i fortë i Partisë Demokratike, produkt ky i historisë së persekutimit të shumëfishtë në këtë krahinë, persekutim politik, persekutim fetar dhe persekutim kulturor. Dhe u deshën më shumë se dy dekada nga rënia e komunizmit që Partia Socialiste të fillonte të depërtonte politikisht në këtë zonë, duke rekrutuar politikanë që flisnin në konferenca për shtyp në gegnisht dhe duke rekrutuar politikanë nga radhët e katolikëve. Vetë kryeministri Edi Rama e kurorëzoi hapjen e socialistëve ndaj veriut kur, në vitin 2014, me rastin e vizitës së Papës Françesk në Shqipëri, deklaroi publikisht se ai, në foshnjërinë e tij, ishte pagëzuar si katolik nga gjyshja.

    Marrëdhënia mes Shkodrës dhe Partisë Demokratike nuk ka qenë kurrsesi pa kushte. Pakënaqësia është shprehur shpesh ndërsa zona ka mbetur tradicionalisht e dizavantazhuar nga programet e investimeve publike. Për shembull, qyteti më i madh i veriut vijon të ketë një lidhje rrugore me dy korsi me Lezhën dhe pjesën tjetër të vendit, rrugë që është në mënyrë pothuajse të përhershme e mbingarkuar me trafik.

    Në vitin 2009, hera e parë që zgjedhjet u zhvilluan me sistemin e listave të mbyllura në nivel qarku, socialistët dhe aleatët e tyre morën 35% të votave dhe 4 mandate, ndërsa demokratët dhe aleatët e tyre morën 58% të votave dhe 7 mandate. Dy koalicione pa mandate garuan në ato zgjedhje; koalicioni i drejtuar nga LSI mori 2.9% të votave ndërsa koalicioni Poli i Lirisë, një koalicioni i drejtuar nga Lëvizja për Zhvillim Kombëtar por që në Shkodër kishte faktor kyç Partinë Demokristiane, mori 3.5% të votave. Vetë Partia Demokristiane e Shqipërisë mori mbi 3,300 vota, gjë që nga njëra anë tregon se sa i rëndësishëm është identiteti fetar për një pjesë të popullsisë së qarkut dhe nga ana tjetër, marrëdhënien jo gjithmonë pa kushte mes Partisë Demokratike dhe katolikëve të veriut.

    Çudia e madhe ndodhi në vitin 2013, dhe, në këtë rast, faktori kyç kishte gjithashtu një emër me tingëllim fetar.

    Koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim arritën të marrin 53% të votave të qarkut ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj ranë në 45%.

    Lëvizja Socialiste për Integrim me deputetin e saj Agron Çela, një biznesmen vendës, ishte kyçi në këtë përmbysje por një faktor gjithashtu i rëndësishëm ishte një parti e quajtur Partia Kristian Demokrate. Në aleancë me PS-në, kjo parti mori gati 7 mijë vota. Kandidati i saj, Mark Frroku, vëllai i kryetarit të partisë, i cili ishte i pandehur për vrasjen e një shefi policie, ndërsa vetë Marku ishte i dyshuar për vrasje, u zgjodh deputet. Mark Frroku rezultoi më vonë në gjykatë i pafajshëm për akuzën për vrasje, bëri ca kohë burg për akuza të tjera dhe u shpall i rehabilituar nga gjykata.

    Në tërësi, në zgjedhjet e vitit 2013, koalicioni i majtë mori 6 mandate, ndërsa ai i djathtë, mori 5, një përmbysje kyçe kjo në rang kombëtar. Socialistët morën 4 mandate, aq sa kishin marrë edhe më herët, por dy aleatët e tyre, LSI dhe PKD, morën nga një mandat.

    Në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Demokratike në opozitë vijoi të lëshojë terren, kur, në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë, një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të saj vendosi, siç duket, të qëndrojë në shtëpi në vend që të votojë atë. Por Kristiandemokratët u zhdukën nga harta elektorale dhe ranë në 193 vota.

    Në rezultatin e përgjithshëm dhe në fatin e maxhorancës gjithsesi nuk pati ndryshime thelbësore. Demokratët në opozitë u bënë sërish forca e parë në qark me një avantazh të lehtë kundrejt socialistëve dhe morën 5 mandate deputetësh kundrejt katër të socialistëve. LSI, kësaj here duke garuar më vete, ruajti mandatin e Agron Çelës. Ajo që ndryshoi ishte që largimi i kristiandemokratëve nga fushëloja u zëvendësua me ardhjen e Socialdemokratëve.

    Po, në Shqipëri ka një parti me emrin Socialdemokrate, një emër i huazuar nga e majta evropiane që kundërshtoi, në vitet 1930 e më pas, diktaturën e proletariatit të vendosur në Bashkimin Sovjetik dhe, në mënyrë kuptimplotë, kjo parti në Shqipëri u themelua nga një numër komunistësh, kryetari i së cilës, Skënder Gjinushi, ishte ministri i vetëm i qeverisë komuniste shqiptare që arriti të manovrojë në epokën postkomuniste. Gjinushi ia transferoi partinë politikanit Tom Doshi. Doshi ishte një deputet i Partisë Socialiste që fitoi në zgjedhjet e vitit 2005 në zonën 7, zonë që mbulon fushën e nën-Shkodrës me qendër fshatin bregdetar të Velipojës. Ai u rizgjodh për socialistët më 2009 dhe 2013 ndërsa Edi Rama e përjashtoi nga Partia Socialiste dhe grupi parlamentar në vitin 2015 pasi Doshi, bashkë me deputetin kristiandemokrat Mark Frroku, akuzuan publikisht Ilir Metën, aleatin e Ramës, se kishte paguar Durim Bamin, një i akuzuar për vrasës me pagesë, për t’i hequr qafe. Ngjarja u shpall e sajuar në gjykatë.

    Doshi fitoi mandatin në Shkodër më 2017, por në vitin 2018, administrata amerikane e presidentit Trump në mandatin e tij të parë, “e emërtoi” atë si zyrtar i huaj i përfshirë në korrupsion madhor dhe e sanksionoi duke i ndaluar hyrjen në SHBA.

    Shpallja “non grata” nga amerikanët nuk e pengoi Doshin që të fitonte në zgjedhjet e vitit 2021, jo më një, por tre mandate: dy në Shkodër dhe një në Tiranë.

    Doshi dha dorëheqjen pas zgjedhjeve nga partia dhe shpalli aleancë me socialistët, ndonëse socialistët nuk firmosën ndonjë marrëveshje konkrete. Deputetët e kësaj partie mbështetën rregullisht Ramën në parlament duke u konsideruar si aleatë të pashpallur.

    Në zgjedhjet e 11 majit ka disa faktorë njëherësh që kanë ndryshuar dhe që mendohet se do të kenë efekt në rezultat, ndonëse efekti nuk është lehtësisht i parashikueshëm. E para, socialistët fituan bashkinë Shkodër me përmbysje në zgjedhjet për pushtetin vendor 2023, fitorja e parë e tyre që kur i ndërruan emrin partisë nga Partia e Punës në Partia Socialiste tridhjetë e pesë vjet më parë. Kjo përmbysje u parapri nga një ndryshim tjetër madhor. Deputeti Agron Çela i LSI-së, i cili e ka mbajtur këtë pozicion që nga viti 2013, ndonëse nuk njihet si orator dhe nuk mbahet mend të ketë folur ndonjëherë në parlament, ka kaluar në mbështetje të Partisë Socialiste. Aktualisht Çela ka vendosur të mos garojë në këto zgjedhje, por vajza e tij, Xhenis Çela, është e treta në listën e mbyllur për Partinë Socialiste. Xhenis Çela është nga deputetët që konsiderohen sakaq të zgjedhur sepse PS nuk ka rënë kurrë më poshtë se sa tre mandate në Shkodër.

    Ndryshimi i tretë i madh ka të bëjë me Doshin, i cili së fundmi ka shprehur planin e vet për të qenë forcë përcaktuese në maxhorancën parlamentare të ardhshme por njëkohësisht, ka shenja të qarta se marrëdhënia mes PSD-së dhe PS-së nuk është aq fjollë sa ka qenë katër vitet e fundit. Doshi ka shprehur objektivin që të fitojë tre mandate në Shkodër dhe, nëse ia del, ai mundet të bëhet forca që LSI ka qenë në vitet 2009-2017, një herë në koalicion me PD-në dhenjë herë në koalicion me PS-në.

    Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse shikohet rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021. Partia Demokratike fitoi 44% të votave në Shkodër, rezultati i saj më i mirë që nga viti 2009, gjë që i dha asaj 5 mandate. Aleati i saj LSI mbajti një mandat ndërsa Doshi fitoi dy mandate. Rezultati për PS-në ishte zhgënjyes, kjo parti ra në 28% të votave dhe mori vetëm 3 mandate. Me pak fjalë, PSD-ja ka gërryer nga mandatet e socialistëve dhe, me gjasa, edhe nga elektorati i socialistëve pa e dëmtuar shumë PD-në. Në këtë kontekst, nëse votat e deputetit Çela të LSI-së i kalojnë PS-së, atëherë PS-ja rritet në 4 mandate, por, nëse merr parasysh rezultatin e vitit 2021, PD mbetet forcë e parë dhe me tepri votash gjë që bën që rezultati i përgjithshëm në mandate, i vlefshëm për maxhorancën e ardhshme, të mos jetë i sigurt për PS-në.

    Profili demografik e social

    Qarku i Shkodrës është një nga zonat më të larmishme nga pikëpamja gjeografike, sociale e kulturore të vendit. Territori i qarkut shtrihet nga brigjet e detit Adriatik deri në Alpet e Shqipërisë dhe përfshin zona të ulëta dhe pjellore dhe njëkohësisht, zona të thella malore. Pasuria natyrore është e jashtëzakonshme, me detin, lumenjtë Drin, Bunë, Kir e Gjadër, liqenin e Shkodrës dhe malet e shumta.

    Qyteti i Shkodrës ka qenë historikisht qendër kyçe për kulturën kombëtare ndërsa përbërja fetare e popullsisë është e ndarë 47% myslimanë dhe 44% katolikë, krahas religjioneve të tjera.

    Gjithsesi, popullsia ka pësuar rënie të konsiderueshme gjatë dekadave të fundit pasi ekonomia jobujqësore nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e popullsisë së gjerë për punë. Rënia e popullsisë ka përfshirë të gjithë territorin e qarkut, si zonat rurale ashtu edhe zonat urbane, si qytezat si Puka apo Vau i Dejës ashtu edhe vetë qytetin e Shkodrës.

    Censi i vitit 2023 numëroi 149 mijë banorë në qark, me rënie 25% kundrejt vitit 2011 dhe 54% kundrejt vitit 2001, rënia më dramatike e regjistruar në vend. Rreth 63% e popullsisë jetonte në zonat urbane. Vetë qyteti i Shkodrës ka rënë në më pak se 62 mijë banorë, 20% më pak se sa në censusin e vitit 2011.

    Ekonomia e qarkut është e diversifikuar nga turizmi bregdetar në zonën e Velipojës apo turizmi malor në zonat e tjera, te manifaktura në qytetin e Shkodrës dhe bujqësia e orientuar drejt zarzavateve dhe bostanorëve për eksport në zonën e Bushatit.

    Kandidatët

    Marjana Koçeku, sipërmarrëse në agroturizëm udhëheq listën e mbyllur të Partisë Socialiste, pasuar nga Onid Beleri, nënkryetar i bashkisë dhe ish-drejtor i Kadastrës dhe Xhenis Çela, vajza e deputetit të LSI Agron Çela. I katërti në listën e mbyllur të socialistëve dhe personi që me gjasa duhet të përmirësojë rezultatin e socialistëve të vitit 2021 nëse dëshiron të marrë mandat është Bujar Rexha, i cili deklaron eksperiencën e tij në punë si “drejtor garde”.

    Luçiano Boçi, më herët deputet i Elbasanit, udhëheq listën e mbyllur të demokratëve, pasuar nga Kliti Hoti, mjek dhe drejtor i një kompanie farmaceutike të huaj, deputetja aktuale Greta Bardeli dhe Ramadan Likaj, ky i fundit, ish-kryetar i Bashkisë Koplik deri në vitin 2015.

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia garon nga pozicioni i listave të hapura krahas dhjetë kandidatëve të tjerë.

    Tom Doshi udhëheq listën e mbyllur të Partisë Socialdemokrate në qark pasuar nga Sabina Jorgo, drejtoreshë në Profarma, dhe Osman Teta, drejtor gjithashtu në Profarma. Profarma është një kompani farmaceutike nën pronësinë e Doshit. (BIRN)


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Irena Gjoka: S’kam dënim në Greqi, po më bëjnë shantazh!

    By LAJME 2405/05/20250

    Nga Edmond Hoxhaj Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi të hënën një dokument të…

    Trump: Krimea do të qëndrojë me Rusinë, Zelensky e kupton këtë

    25/04/2025

    Meta vazhdon fushatën nga qelia me premtim për arsimin

    24/04/2025

    I shpëtoi atentatit në 2020, ekzekutohet një nga figurat kryesore të mafias në Greqi

    24/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.