Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24

    12/08/2025

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24
    • Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Analiza në DW/ Demokracia në SHBA nën presion
    POLITIKË

    Analiza në DW/ Demokracia në SHBA nën presion

    By LAJME 2420/04/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Tre muaj kanë kaluar nga rikthimi i presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Tre muaj në të cilët SHBA jo vetëm po ndryshon me themel brenda vendit, por po tronditen edhe themelet e demokracisë.

    Instituti i njohur Brookings me seli në Uashington identifikoi “çarje të rrezikshme në shtyllat e demokracisë amerikane”. Sulmet kundër këtyre shtyllave të demokracisë po ndodhin në disa nivele. Ja disa shembuj:

    Grindja me universitetet

    “Harvardi është kot, aty mëson urrejtjen dhe marrëzinë dhe nuk duhet të marrë më fonde”. Ky postim i Donald Trumpit në platformën e tij Truth Social është përshkallëzimi i fundit në mosmarrëveshjen mes qeverisë amerikane dhe universiteteve elitare të vendit.

    Mosmarrëveshja u ndez nga pretendimet se Harvardi dhe universitetet e tjera private në SHBA nuk kishin ndërmarrë veprime të mjaftueshme të rrepta kundër protestave pro-palestineze kundër luftës së Gazës, duke rrezikuar kështu studentët hebrenj.

    Por mosmarrëveshja është përshkallëzuar prej kohësh – tani bëhet fjalë për orientimin e përgjithshëm politik të universiteteve elitare, të cilat administrata Trump i percepton si (tepër) të majta. Në mënyrë që këta të vazhdojnë të marrin fonde federale, duhet të shqyrtohen pikëpamjet politike të studentëve dhe mësuesve dhe të dhënat e pranimit të të gjithë studentëve duhet të vihen në dispozicion të qeverisë.

    Presidenti i Universitetit të Harvardit, Alan Garber i kundërshtoi këto pretendime e kërkesa. Ai e sheh lirinë e kërkimit dhe mësimdhënies në rrezik. Garber deklaroi, se universiteti nuk ishte i përgatitur të hiqte dorë nga pavarësia apo të drejtat e garantuara me kushtetutë. “Asnjë qeveri – pavarësisht se cila parti është në pushtet – nuk duhet të diktojë se çfarë mund të mësojnë universitetet private, kë mund të pranojnë dhe punësojnë dhe cilat fusha studimi dhe kërkimi shkencor mund të ndjekin.”

    Lojë e dyfishtë me drejtësinë

    Sundimi i ligjit dhe respektimi i urdhrave të gjyqakave është një nga gurët e themelit të demokracive perëndimore – por kjo është pikërisht ajo që rrezikohet gjithnjë e më shpesh në SHBA. Së pari, administrata Trump ka injoruar tashmë disa vendime gjyqësore dhe ka kryer dëbime të migrantëve në kundërshtim me urdhrat e gjykatës.

    Rasti i Kilmar Abrego Garcia, i cili u deportua gabimisht në burgun famëkeq të sigurisë maksimale CECOT në El Salvador, u bë veçanërisht i njohur. Gjykata e Lartë kishte urdhëruar qeverinë amerikane të kryente kthimin e shpejtë të Garcias në SHBA. Asgjë nuk është bërë deri më tani, ka kritikuar gjyqtarja federale Paula Xinis në një seancë. Kurse gjyqtarë si James Boasberg, të cilët kundërshtojnë administratën Trump dhe pezullojnë dëbimet e tij të planifikuara, ofendohen publikisht si “radikalë të çmendur të krahut të majtë”. Trump po i kërcënon ata me procedura fajësimi dhe do preferonte më shumë zëvendësimin e këtyre avokatëve me gjyqtarë më të favorshëm për të.

    Në të njëjtën kohë, ai po përdor Departamentin e Drejtësisë për të goditur kritikët e tij. Në javët e para në detyrë u shkarkuan ose transferuan punonjës të shumtë që ishin përfshirë në hetimet kundër tij. Në shkurt, ai urdhëroi shkarkimin e të gjithë prokurorëve federalë të mbetur nga koha e Bidenit dhe u siguroi poste të larta në qeveri disa prej avokatëve të tij. Njëri është tani zëvendësministër i Drejtësisë.

    Trump fali gjithashtu pothuajse të gjithë 1600 personat e dënuar për sulmin në Kapitol më 6 janar 2021. Në Ministrinë e Drejtësisë u vendos Pam Bondi, një mbështetëse partie, absolutisht besnike ndaj tij.

    Kufizimet e para të lirisë së shtypit

    Raportimi kritik për të ka qenë prej kohësh halë në sy për Donald Trump. “Ata janë të korruptuar dhe të paligjshëm,” u shpreh presidenti amerikan kundër transmetuesve të mëdhenj amerikanë si CNN dhe MSNBC në një fjalim në Departamentin e Drejtësisë në mes të marsit. Trump i akuzoi ata se raportonin negativisht për të në “97.6 për qind të rasteve” dhe se ishin “krahu politik i Partisë Demokratike”. Që gjatë fushatës zgjedhore, ai kishte kërcënuar se do t’u tërheqë licencat transmetuesve të padëshiruar.

    Trump ka ndërprerë plotësisht fondet për median ndërkombëtare amerikane Zëri i Amerikës dhe Radio Liberty – ato po përballen me mbyllje. Administrata e Trump revokoi gjithashtu akreditimin e agjencisë së lajmeve AP për dhomën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë sepse refuzoi t’i referohej Gjirit të Meksikës si “Gjiri i Amerikës”, siç kishte kërkuar Trump. Edhe një herë, një gjykatë e kishte shpallur këtë të papranueshme – dhe një herë tjetër, qeveria amerikane e injoroi atë; gazetarët e AP duhet të vazhdojnë të qëndrojnë jashtë.

    Transformimi i aparatit shtetëror

    Kur Trump deklaroi në fjalimin e tij në Kongres se “ditët e burokratëve të pazgjedhur në pushtet” kishin mbaruar, ai shkaktoi të qeshura tallëse tek demokratët. Në fund të fundit, është pikërisht Elon Musk, këshilltari presidencial që asnjëherë nuk është legjitimuar në mënyrë demokratike, e i cili që nga janari do duhet t’i bëjë administratat dhe autoritetet amerikane më efikase dhe të ndalojë shpenzimet e panevojshme, sipas kërkesës së Trump.

    “Ata nuk shkojnë në agjenci dhe departamente që bëjnë gjëra që u pëlqejnë. Ata shkojnë në institucione publike me të cilat nuk pajtohen,” kritikoi Douglas Holtz-Eakin, ish-drejtor i Zyrës së Buxhetit të Kongresit, në shkurt.

    Shkurtime masive u bënë tek autoritetet tatimore, mjedisore dhe shëndetësore, në Pentagon dhe ministri të tjera. Programet e diversitetit dhe përfshirjes sociale të perceptuara si “shpërdorim i parave të taksave nga të majtët” u ndaluan, u zvogëluan rregulloret mjedisore dhe shpenzimet sociale dhe shëndetësore u reduktuan në mënyrë drastike. Agjencia e zhvillimit USAID dhe agjencitë e tjera u shpërbënë – në kundërshtim me opinionet se duhet së pari të konsultohet Kongresi Amerikan.

    DOGE dyshohet gjithashtu për përdorimin e inteligjencës artificiale për të spiunuar zyrtarët qeveritarë. Të paktën një agjenci federale thuhet se ka monitoruar komunikimet e brendshme në këtë mënyrë – gjoja me qëllim të filtrimit dhe shkarkimit të punonjësve që bënë komente jo besnike ndaj Trump. Kritikët e kësaj qasjeje flasin edhe për një “spastrim politik” të aparatit shtetëror. /DW

    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24

    12/08/2025

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    AKTUALITET

    “Fluturojnë” çmimet në fundvit/ Pensionistët: Çmimet shumë të larta, nuk blejmë dot as zarzavate dhe fruta

    By LAJME 2430/12/20230

    Çmimet e ushqimeve, frutave dhe perimeve kanë pësuar rritje në muajin Dhjetor. Sipas qytetarëve tryeza…

    “Pse ta kemi qejfin ty, sharabajgë”, edukatorja e dhunoi 3-vjeçaren edhe pasi ajo theu këmbën

    08/11/2023

    Votat e diasporës/ PS merr mbi 21 mijë vota, PD rreth 11 mijë

    13/05/2025

    Plagosën 50-vjeçaren në Fier, shpallen në kërkim babë e bir

    09/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.