Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Analiza në BIRN/ Beteja për Vlorën, gara mbetet e hapur për një mandat
    POLITIKË

    Analiza në BIRN/ Beteja për Vlorën, gara mbetet e hapur për një mandat

    By LAJME 2402/05/20257 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Qarku i Vlorës dërgon 12 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë dhe, prej tragjedisë së vitit 1997, ka votuar në shumicë të madhe Partinë Socialiste. Kulmi për Partinë Socialiste u shënua në vitin 2017, kur ata fituan 66 mijë vota, ose 60% ndërsa rezultati më i mirë për opozitën u shënua në vitin 2009, kur koalicioni i udhëhequr nga PD fitoi më pak se 40 mijë vota ose 37%. Dhe ndonëse askush nuk e vë në dyshim fitoren e socialistëve në këtë qark, përmasat e fitores mund të përcaktojnë nëse rezultati mes të dy palëve do të jetë 8 me 4 apo 7 me 5. Dhe, së paku rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021, i zgjedhjeve për pushtetin vendor në Himarë më 2023 dhe në 2024, duket se e bën mandatin e tetë të socialistëve jo tërësisht të garantuar.

    Në zgjedhjet e vitit 2021, socialistët humbën gati 7 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 ndërsa Partia Demokratike fitoi gati 9 mijë vota, e megjithatë, rezultati final në përqindje, 58 me 32%, i dha socialistëve tetë mandate dhe demokratëve, 4. Me pak fjalë, socialistët fituan në këtë qark 67% të mandateve me 58% të votave. Disbalanca në fjalë shpjegohet me votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, partia që tashmë është riemëruar Partia e Lirisë. Kjo parti mori 6,200 vota në zgjedhjet e vitit 2021, shumë pak në krahasim me 7400 votat me të cilat socialistët fituan mandatin e tetë, por që, nëse PD dhe LSI do të kishin garuar bashkë, do të mjaftonin që t’i rrëmbenin këtë mandat socialistëve duke e ndarë qarkun në 7 me 5.


    Qarku i Vlorës është veçanërisht kompleks me sensitete vendore që luajnë rol përcaktues në rezultat. Popullata çame nga njëra anë dhe minoriteti grek nga ana tjetër janë dy faktorë të rëndësishëm. Në zgjedhjet e vitit 2009, PD siguroi mandatin e vet shtesë nga aleati i vet, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndërsa PS e siguroi mandatin e vet të shtatë falë partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në atë kohë, në aleancë me socialistët, sot në aleancë me PD-në. Një parti tjetër nga minoriteti, MEGA, ka mbështetur prej kohësh socialistët dhe baza e saj gjendet në Sarandë, por ndërkohë, për socialistët një telash ka lindur nga konflikti me Himarën, krahina historike krenare, votuesit e së cilës zgjodhën me votë Fredi Belerin në zgjedhjet e pushtetit vendor 2023, ndërsa në zgjedhjet e përsëritura në gusht 2024, qyteza dhe fshatrat përreth sërish votuan kandidatin e opozitës Petro Gjikuria, i cili sot është kandidat për opozitën.

    Nëse socialistët duan të marrin 9 nga 12 mandate, atëherë atyre do t’u duhet të marrin 75% të votave, në rast se opozita garon bashkë dhe, në varësi të votave të ndara dhe të djegura të partive opozitare, diçka më pak se sa kaq. Në fund të fundit, socialistët nuk morën dot 9 mandate as në vitin 2017, kur PD e LSI garonin veçmas dhe kur PS shënoi pikën e vet më të lartë në qark me 65 mijë vota dhe 60%.

    Shumë gjëra gjithsesi do të varen nga ndarja e votave mes opozitës kryesore dhe partive të tjera opozitare. Partia Mundësia e Agron Shehajt pretendon se do të mund të fitojë jo vetëm një, por dy apo tre mandate deputetësh në këtë qark. Votat e Shehajt, i cili është nga Vlora, supozohet se do të gërryejnë nga Partia Demokratike ndërsa, nëse ai me të vërtetë merr vota për t’u llogaritur në ndarjen e mandateve, është në një farë mase punë shansi se sa vota do të “digjen”. Fjala vjen, ai mund të marrë vota për afërsisht dy mandate por formula t’i japë atij vetëm një. Votat e humbura pa mandat në një situatë të tillë favorizojnë partinë e dytë më të madhe në qark, e cila, në këtë rast supozohet se është Partia Demokratike. Por mundet gjithashtu që Mundësia të marrë, në ndarjen e mandateve, rolin që LSI pati më 2021, pra që të gërryejë vota nga opozita duke favorizuar me mandat PS-në.

    Bashkia e Himarës ka gjithashtu gjasa të luajë një rol, në rast se do të vijojnë të mbështesin opozitën si në zgjedhjet për pushtetin vendor. Në vitin 2021, Bashkia Himarë i dha 60% të votave Partisë Socialiste ndërsa në vitin 2023, kandidati i opozitës fitoi me rezultat të ngushtë. Votat në Bashkinë Himarë nuk janë shumë për të pasur ndikim të madh në llogaritjen e mandateve. Në zgjedhjet e vitit 2021 ishin gjithsej 6,100. Por fakti është që, nëse PS dhe LSI do të kishin garuar bashkë në zgjedhjet e vitit 2021, rezultati final do të ishte në përqindje 58 me 38 dhe në mandate, 7 me 5.

    Qarku i Vlorës është gjithashtu një qark me popullsi të madhe në emigrim dhe me pjesëmarrje në zgjedhje në minimumin kombëtar. Në zgjedhjet e vitit 2021 morën pjesë vetëm 33.5% e popullsisë. Kësaj here, 20 mijë zgjedhës kanë aplikuar për të votuar në distancë, gjë që mund të rrisë votat e hedhura në zgjedhjet e 11 majit me 19% kundrejt vitit 2021.

    Profili demografik e social

    Qarku i Vlorës shtrihet përgjatë të gjithë bregdetit të jugut të Shqipërisë, një zonë përgjithësisht e thyer me male që ngrihen menjëherë nga brigjet e detit për në lartësi të mëdha. Në pjesën jugore, fusha e Vurgut, e krijuar nga aluvionet e Lumit Bistricë, përbën një aset për bujqësi ndërkohë që pjesa tjetër e territorit shfrytëzohet më së shumti për drufrutorë, ullinj, vreshta dhe blegtori. Mbarështimi i të imtave ka qenë historikisht i favorizuar nga afrimësia gjeografike mes kullotave dimërore në Karaburun dhe bregdet dhe kullotave verore në Malin e Çikës apo Malin e Gjerë.

    Turizmi detar, malor dhe ai i trashëgimisë kulturore, peshkimi, blegtoria dhe ullinjtë ofrojnë burime ekonomike të rëndësishme për zonën ndërsa industria është e kufizuar në qytetin e Vlorës. Laguna e Nartës në veri dhe liqeni i Butrintit në jug përbëjnë burime të konsiderueshme të peshkut dhe molusqeve në vend.

    Burimet e shumta ekonomike gjithsesi nuk kanë ndihmuar shumë për të shmangur depopullimin. Censi i vitit 2023 numëroi 147 mijë banorë në të gjithë qarkun, me rënie 17% përkundrejt vitit 2011 dhe 23% përkundrejt vitit 2001. Siç shihet nga këto shifra, nga qarku ka pasur më shumë largim popullsie mes viteve 2011 dhe 2023, kur ritmi i përgjithshëm i rënies së popullsisë është ngadalësuar në rang kombëtar, se sa kishte në dekadën paraardhëse.

    Qarku ka karakter urban. Qytetet e Vlorës dhe Sarandës si dhe qytezat Orikum, Himarë, Ksamil e Konispol janë vendi i banimit të 71% të popullsisë së qarkut. Gjatë dekadës së fundit gjithsesi rënie ka pësuar si popullata urbane ashtu edhe ajo rurale. Vetë qyteti i Vlorës kishte më 2023 rreth 66 mijë banorë, me rënie 17% kundret vitit 2011.

    Kandidatët

    Deputeti aktual Bledar Çuçi udhëheq listën e socialistëve ndërsa Bujar Leskaj, politikan karriere i njohur mes të tjerash se ka fituar një mandat për demokratët në Vlorë në vitin 2001, udhëheq listën e opozitës. Vangjel Dule, përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri, ka vend të sigurt të dytin në listën e mbyllur të kandidatëve të opozitës ndërsa deputetja Ina Zhupa dhe Atird Hoxha, një avokat, plotësojnë listën e mbyllur të opozitës. Zamira Sinaj, dekane e fakultetit ekonomik në Universitetin e Vlorës, Erjona Ismaili, drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme dhe Pirro Vengu, ministër dhe ish-drejtor, janë kandidatët e PS-së në listat e sigurta.

    Të dyja palët kanë 12 kandidatë secila në listat e hapura. Deputetët Damian Gjiknuri e Vullnet Sinaj garojnë në listat e hapura të socialistëve krahas Ardit Bidos, drejtorit të arkivës me kredenciale patriotike, Gjergji Mërkuri, ish drejtor dogane dhe mësues në Sarandë, Vasil Llajo, pronari i rrjetit të laboratorëve mjekësorë privatë Intermedica, apo disa pegadogë të universitetit të Vlorës mbushin listën e hapur të PS-së.

    Nada Daullja, një mjeke, Edmond Fetahu, një mësues, Skënder Muço, pronari i një kompanie betoni e të tjerë, garojnë për opozitën. Muço është deklaruar kandidat i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. /Marrë nga Reporter.al


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    SPORT

    VIDEO/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, goli i Asanit ndaj Polonisë shpallet më i bukuri i raundit

    By LAJME2415/09/20230

    Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Eurogoli i Jasir Asanit ndaj Polonisë është përzgjedhur si…

    Berisha – Ramës: Sonte e ke të vështirë natën, jemi ringritur si feniksi

    11/04/2025

    Mbajti peng në makinë dhe kërcënoi një 29-vjeçare, arrestohet i riu në Astir

    14/05/2025

    Rezultatet/ Hapen 3 kutitë e para në Gjirokastër

    12/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.