Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Ambasadori i BE-së: Duhet shëndetësi falas për fëmijët!
    POLITIKË

    Ambasadori i BE-së: Duhet shëndetësi falas për fëmijët!

    By LAJME 2409/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ngriti shqetësimin për largimin e trurit në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, dhe theksoi domosdoshmërinë për garantimin e të drejtave bazë për fëmijët.

    Gonzato deklaroi se garantimi i aksesit në shëndetësi falas, arsim cilësor dhe përfshirja sociale janë thelbësore për një zhvillim të qëndrueshëm dhe për të frenuar fenomenin e emigrimit masiv të të rinjve.


    “Çdo fëmijë të ketë mundësi për të drejta bazë si shëndeti dhe arsimi. Të gjithë fëmijët, veçanërisht ata që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo formave të tjera të disavantazheve, duhet të kenë shanse të barabarta”, theksoi ai.

    Diplomati evropian nënvizoi se ky është një nga aspektet më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Evropian, i cili nuk konsiston vetëm në miratimin e legjislacionit, por në një transformim të thellë të shoqërisë.

    “Një nga pyetjet që duhet të bëjmë është: A po bëjmë aq sa duhet për të rinjtë? Kjo është e rëndësishme për rajonin, ku ka ende largim të trurit. Në nivel të BE ne do të donim që t’i përgjigjeshim kësaj thirrje. Këtë e bëmë me anë të shtyllës evropiane të të drejtave sociale”, tha Gonzato.

    Duke folur për objektivat e BE-së në kuadër të Planit të Veprimit për një Evropë Sociale të Fortë, ambasadori shtoi:

    “Një nga objektivat që duhet të arrihet deri në 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie apo nga përjashtimi social në të paktën 15 milionë dhe shifra për fëmijët është 5 milionë. Të paktën 15 milionë fëmijë nuk duhet të jenë më në varfëri. Ne e shikojmë garanci për fëmijët si një program kyç për të ofruar mbështetje të rinjve.”

    Në këtë kuadër, ai theksoi kalimin nga angazhimet në letër, drejt veprimeve konkrete në terren:

    “Ne duam të kalojmë nga fjalët tek veprat që fëmijët të kenë qasje në shëndetësi falas, qasje në arsim cilësor, të kenë strehim me dinjitet, por edhe për të pasur ushqime.”

    Ambasadori gjithashtu theksoi rëndësinë e ndihmës për kalimin e të rinjve nga shkolla në punësim me dinjitet:

    “Duhet dhënë kontribut për integrimin e tyre në punë, që tranzicionin nga shkolla në punë ta kalojnë mirë.”

    Duke iu referuar negociatave për anëtarësim në BE, Gonzato tha se çështjet që lidhen me të drejtat e fëmijëve janë pjesë e thelbit të këtij procesi:

    “Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni, por kërkon shndërrim të shoqërisë në të gjitha aspektet e saj. Sipas negociatave për anëtarësim, të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup kapitullit themelor, ndërsa legjislacioni për arsimin dhe politikën sociale mbulohet nga grup kapitullit tre, që shpresojmë të hapet së shpejti.”

    Në fund, ai nënvizoi rolin e BE-së për të mbështetur reformat sociale në vendet aspirante për anëtarësim:

    “Vendet kandidate pritet që të krijojnë kuadrin e duhur për të krijuar mjedisin që lejon ecjen përpara të rinisë, duke ofruar studentëve aftësitë që i duhen edhe nga tregu i punës. Të krijohen më shumë mundësi dhe më shumë mundësi të barabarta për punësim me dinjitet. BE është këtu për të shoqëruar vendet kandidate në rrugëtimin e tyre të reformave, përfshirë politikën sociale”, përfundoi ambasadori Gonzato.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Francis Fukuyama: Trump është injorant, rrezikojmë depresion dhe luftë

    By LAJME 2405/04/20250

    Profesor Francis Fukuyama thotë se historia ka ecur më tej, por tani po shkon në…

    Agjentët e BKH kontrolle në një biznes në Elbasan, sekuestrohen dosje

    10/04/2025

    Do të fitosh 77 deputetë? Rama i përgjigjet komentuesit

    10/04/2025

    Marrëveshja SHBA-Ukrainë: Shumë zero, asnjë garanci

    01/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.