Një aksident është regjistruar në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të Maliqit. Një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me muret në anë të një karburanti.
Mësohet se një person është lënduar dhe është dërguar në spitalin e Korçës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon më tej për zbardhjen e rrethanave.