Policia e Elbasanit ka nisur hetim për një 33-vjeçar, i cili teksa drejtonte mjetin e tij, në aksin rrugor “Peqin-Rrogozhinë”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, ka nisur hetimi edhe për personin me inicialet A.R, pasi teksa drejtonte mjetin e tij, është përplasur me një motor, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit.
“Nisi procedimi penal për shtetasit: A. R., banues në Elbasan, pasi në rrugën “Thoma Kalefi”, me automjetin që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 34 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E. M., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.