Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, në fshatin Moravë. Një prej drejtuesve të automjeteve raportohet se është një gjëndje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 50-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.