Një aksident ka ndodhur sot në zonën e Ibës, përgjatë aksit Elbasan-Tiranë, nga ku mësohet se janë përplasur dy automjete. Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur.
Momentalisht nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa sipas pamjeve të siguruara dy automjetet e përplasura janë një Audi dhe një Vlokswagen.Ndërkohë vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa hetimet paraprake janë në vijim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.