Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit. Një mjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit shtetasi D. Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariat për veprime të mëtejshme”, informoi sot policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.