Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Borsh–Fterrë, nga ku mësohet se drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.
Bëhet me dije se në automjet udhëtonin 3 persona mes tyre dhe një 47-vjeçar punonjës policie i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra. Gjithashtu mësohet se 2 personat e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.