Një ngjarje e rëndë rrugore ka ndodhur paraditen e së enjtes në qytetin e Lezhës. Në lagjen “Gurra”, një grua është përplasur nga një automjet në momentin që po kalonte në vijat e bardha.
E lënduara është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij aksidenti.