Një 46-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti automobilistik nw Milano. Dorina Bardhi ishte duke udhëtuar bashkë me vajzën e saj, vetëm 9 vjeçe kur u përplas me një kamion.
E mitura u dërgua me helikopter në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Paraprakisht dyshohet se makina sapo kishte kaluar kryqëzimin dhe kishte hyrë në rrugën që të çonte drejt Cassana d’Adda, kur u përplas me kamionin.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë aksidentit. Dorina jetonte me të shoqin dhe tre vajzat në Albignano.