Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle ditën e sotme në një biznes në Elbasan i cili e ka veprimtarinë në fushën e ndërtimit.
Dyshohet se kompania ku janë kryer kontrolle ka përfituar tendera të shumtë, disa prej tyre të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit. Po ashtu mësohet se janë sekuestruar, dosje, kompjutera dhe celularët e punonjësve të biznesit.
Në kuadër të këtyre hetimeve, me urdhër të prokurorit të posaçëm të çështjes, agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në biznes të mbështetur edhe nga policia. SPAK po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet jo vetëm në Elbasan por edhe në Tiranë e Durrës .