Një 17-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin valare në Gjirokastër. Sipas policië, shtetasi V. P., është gjetur nga familjarët e tij rreth orës 13:30, ndërsa dyshohet të ketë kryer vetëvarje.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi V. P., 17 vjeç, banues në fshatin Valare.
Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçari është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.