Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, nuk pranon hetimin e Olta Xhaçkës

    14/05/2025

    Grabitje në Francë/ Arrestohen gjashtë hajdutë shqiptarë

    14/05/2025

    Berisha thërret me urgjencë drejtuesit politikë të qarqeve në takim në seli

    14/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, nuk pranon hetimin e Olta Xhaçkës
    • Grabitje në Francë/ Arrestohen gjashtë hajdutë shqiptarë
    • Berisha thërret me urgjencë drejtuesit politikë të qarqeve në takim në seli
    • Sa vota dogjën të “baraslarguarit” që refuzuan tezën e Lubonjës për bashkim
    • Rezultatet paraprake/ Jorida Tabaku kalon Alimehmetin merr mandatin në Tiranë
    • SPAK e BKH aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore
    • Ilir Meta pa mandat, Berisha: Efekt i terrorit politik ndaj tij
    • Berisha: PD dhe Opozita po përgatit luftën e fuqishme
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » 140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021
    POLITIKË

    140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

    By LAJME 2414/05/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Nga Dorian Kodra

    Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit 2025 ishte e pritshme. Por një garë tjetër po aq e rëndësishme për Berishën ishte me rezultatin që kishte arritur Lulzim Basha katër vite më parë. Nëse opozita do të kishte ruajtur të njëjtin nivel votash, pavarësisht se nuk fitonte, lidershipi i Berishës do të kishte dalë më i legjitimuar nga këto zgjedhje. Por çfarë tregojnë shifrat?


    Në zgjedhjet e këtij viti, koalicioni i udhëhequr nga Berisha, “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, mori 481.548 vota, ose 34.26% të votave në rang kombëtar. Kjo përkthehet në rreth 50 mandate deputetësh.

    Në krahasim, në vitin 2021, Lulzim Basha dhe koalicioni i udhëhequr prej tij “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim” morën 622.187 vota, ose 39.43% të votave në rang kombëtar duke siguruar 59 mandate në Kuvend.

    Diferenca është domethënëse: 140 mijë vota më pak për Berishën se për Bashën dhe kjo është një humbje e thellë në shifra absolute.

    Po ta përkthesh me gjuhën e sistemit zgjedhor shqiptar, ku mesatarisht duhen rreth 10.400 vota për një mandat, atëherë del qartë se sistemi ka dëmtuar Bashën në 2021, ndërsa ka favorizuar Berishën në 2025, i cili ka marrë më pak vota por ka ruajtur një numër relativisht të ngjashëm mandatesh.

    Por përtej sistemit, fakti që opozita humbi 140 mijë vota në vetëm 4 vite është një alarm i madh. Këto vota duhen analizuar: Ku kanë shkuar? Pse janë larguar?

    Tirana: Votat e humbura kaluan tek partitë e reja

    Një nga humbjet më të mëdha të opozitës është regjistruar në Tiranë. Në vitin 2021, demokratët morën në kryeqytet 182.335 vota, ndërsa në 2025 vetëm 150.784 vota. Pra, 32 mijë votues më pak, çka përkthehet në 3 mandate më pak që vijnë si refuzim i opozitarëve për rikthimin e Sali Berishës.

    Një pjesë e frymës opozitare të Tiranës duket se ka kaluar tek partitë e reja: Agron Shehaj ka siguruar 2 mandate, Adriatik Lapaj 1 mandat, dhe Arlind Qori gjithashtu 1 mandat. Ky është një sinjal i qartë se një pjesë e elektoratit opozitar në kryeqytet kërkon fytyra dhe filozofi të reja si alternativë ndaj Edi Ramës.

    Elbasani dhe Fieri: Disfata për opozitën

    Situata është edhe më dramatike në Elbasan dhe Fier nëse krahasohet me 4 vite më parë.

    Në Elbasan, koalicioni i drejtuar nga Tomor Alizoti mori 20 mijë vota më pak sesa opozita e drejtuar nga Lulzim Basha në vitin 2021, kur kandidonte Gazment Bardhi. Atëherë, gara në Elbasan ishte e ashpër dhe e dhunshme. Bardhi mori me vete grupe të armatosura për të mbrojtur votën përballë Taulant Ballës dhe lidhjeve të tij me bandat okale. Nga konflikti ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, u kuptua se në anën e bandave ishin rreshtuar edhe prokuroria dhe policia lokale. Sigurisht që asgjë nuk ka ndryshuar katër vite më pas.

    Në Fier, ku përsëri kandidonte Gazment Bardhi, koalicioni i Berishës humbi 24 mijë vota në krahasim me rezultatin e demokratëve në vitin 2021. Edhe këtu, vihet re se partitë e reja kanë thithur një pjesë të elektoratit opozitar. Me një koordinim tjetër, Shehaj+Lapaj mund të kishin fituar të paktën një mandat më shumë për opozitën.

    Lulzim Basha: Nga lider i dënuar me humbje

    Screenshot

    Është paradoksale se si demokratët që e mbështetën aq fort katër vite më parë Lulzim Bashën, e kanë refuzuar po aq vendosmërisht në këto zgjedhje, kur ai u rishpik si fans i Unikatilit. Në Tiranë, Basha ka marrë vetëm 8578 vota të brendshme, duke dështuar si mos më keq. Kjo ishte e pritshme pas një përjashtimi brutal që i bënë thuajse të gjithë faktorët opozitarët në vend.

    Kjo tregon se arsyeja se përse opozita pati një rezultat shumë më të lartë në shifra katër vite më parë, nuk ishin personaliteti, oratoria, aftësitë udhëheqëse apo menaxhuese të Lulzim Bashës.

    E vërteta është se para katër vitesh Lulzim Basha punoi në një klimë më të favorshme elektorale, kur opozita kishte më shumë shanse dhe më shumë shpresë për fitore. Edhe pse Lulzim Basha u përndoq penalisht për financimin në Shtetet e Bashkuara dhe pati probleme me prokurorinë për dekonspirimin e kapjes së miliona eurove në Toyota Yaris në Durrës, duhet thënë se Edi Rama ende nuk e kishte dhënë OK për fillimin e arrestimeve në radhët e opozitës. Partia Socialiste kishte një bazë patronazhimi që ende nuk ishte perfeksionuar në nivel kapilar si sot dhe ende nuk kishte lëshuar prokurorë dhe gjykatës ndaj krerëve të opozitës, për pasojë në përkrahje të Bashës ishte opozitë më e konsoliduar, që me gjithë problemet që kishte, nuk ishte e përfshirë nga krizat e pesimizmit disfatist ku ndodhet sot.LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, nuk pranon hetimin e Olta Xhaçkës

    14/05/2025

    Grabitje në Francë/ Arrestohen gjashtë hajdutë shqiptarë

    14/05/2025

    Berisha thërret me urgjencë drejtuesit politikë të qarqeve në takim në seli

    14/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, nuk pranon hetimin e Olta Xhaçkës

    14/05/2025

    Grabitje në Francë/ Arrestohen gjashtë hajdutë shqiptarë

    14/05/2025

    Berisha thërret me urgjencë drejtuesit politikë të qarqeve në takim në seli

    14/05/2025

    Sa vota dogjën të “baraslarguarit” që refuzuan tezën e Lubonjës për bashkim

    14/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës: Ai dukej si një demon, pata frikë!

    By LAJME 2418/04/20250

    “Më hapi derën, fytyra e Markut nuk ishte më e tija. Ishte i kuq në…

    Damkos përfundimisht Edi Ramën si armik i votës së lirë!

    01/05/2025

    Rrahjet në komisariat/ Komiteti i Helsinkit zbulon dhunimin e një të mituri në Tiranë

    23/04/2025

    Aksident në Peshkopi, plagoset polici

    05/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.