Këtë të hënë, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa, u paraqit në SPAK pas thirrjes së Prokurorisë.
SPAK i ka komunikuar Xoxës një akuzë të re ndaj saj, atë të fshehjes së të ardhurave.
Xoxa qëndroi në SPAK për rreth 2 orë, ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë, ajo u paraqit në ambientet e prokurorisë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga ana e GJKKO.