Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Shqipërisë i duhen 20 vite për t’u klasifikuar në vendet me të ardhura të larta
    POLITIKË

    Shqipërisë i duhen 20 vite për t’u klasifikuar në vendet me të ardhura të larta

    By LAJME 2425/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Shqipërisë do t’i duhen afërisht 20 vite për të kaluar në klasifikimin si vend më të ardhura të larta, referoi raporti i pranverës së Bankës Botërore për rajonin ECA, që përfshin 11 vende në zhvillim nga Azia qendrore dhe Europa lindore.

    Të dhënat nga Banka Botërore referojnë se të ardhurat për frymë në Shqipëri arritën afërsisht 8500 dollar amerikan në vitin 2023, por që të kalojnë në pragun e 14 mijë USD me të cilën klasifikohen vendet me të ardhura të larta na duhen afërsisht dy dekada. Ndërsa për të arritur standardet e jetës që BE-ja ka sot na duhet më shumë se gjysmë shekulli, referojnë projeksione të tjera nga BERZH.


    Banka Botërore i ndan ekonomitë në katër grupe të të ardhurave (të ulëta, të mesme-të ulëta, të mesme-të larta dhe të larta) për disa arsye që lidhen drejtpërdrejt me mandatin e saj zhvillimor. Shqipëria aktualisht klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, ku bëjnë shtetet që kanë të ardhura për frymë ndemjet 4500-14000 USD për frymë në vit sipas kufijve të rishikuar vitin e kaluar nga Banka.

    Raporti i fundit tregon se vendet e rajonit të Europës dhe Azisë qendrore (ECA) po përballen me sfida serioze në rrugën drejt arritjes së statusit të vendeve me të ardhura të larta, një objektiv që duket gjithnjë e më i largët për shumë prej tyre.

    Vendet si Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia janë më afër këtij objektivi, me parashikime që shkojnë deri në rreth 10–18 vite për klasifikim në grupin e vendeve më të ardhura të larta. Për Shqipërinë ky prag është rreth 20 vite, ndërsa për Maqedoninë e Veriut duhen pak vite më shumë.

    Për shumicën dërrmuese të vendeve të ECA, përfshirë Gjeorgjinë, Kirgistanin, Uzbekistanin dhe Armeninë, ky prag shihet si i paarritshëm në më pak se 80–100 vjet.

    Analiza tregon se, të gjitha nënrajonet e ECA-s, me përjashtim të Turqisë dhe disa pjesëve të Azisë qendrore, tregojnë devijime negative për të arritur këtë prag nga parashikimet para pandemisë. Ballkani Perëndimor dhe Europa qendrore janë goditur më rëndë, me rënie të ndjeshme të të ardhurave për frymë në raport me parashikimet e vitit 2019. Turqia rezulton si përjashtim pozitiv, duke tejkaluar parashikimet me një devijim pozitiv prej rreth 10% në krahasim me vitin 2019.

    Pengesat strukturore, pasojat e pandemisë dhe rritja nën potencial janë faktorë që po ndikojnë në aftësinë e këtyre vendeve për të përparuar ekonomikisht. Banka sugjeron politika të reja zhvillimore, investime në kapitalin njerëzor dhe përshpejtim të integrimit ekonomik dhe teknologjik në rajon.

    Këtë vit tre vende Bullgaria, Palau dhe Rusia kaluan nga kategoria me të ardhura të mesme të larta në kategorinë me të ardhura të larta.

    Bullgaria i është afruar në mënyrë të qëndrueshme pragut të te ardhurave të larta me rritje modeste gjatë gjithë periudhës së rimëkëmbjes pas pandemisë, e cila vazhdoi në vitin 2023 pasi PBB-ja reale u rrit me 1.8%.

    Aktiviteti ekonomik në Rusi u ndikua nga një rritje e madhe e aktivitetit ushtarak në vitet e fundit dhe një rikthim në tregti, sektorin financiar dhe ndërtim. Ishujt Palau gjithashtu vazhduan rimëkëmbjen e tij pas pandemisë pasi PBB u kthye në nivelet e mëparshme, duke arritur klasifikimin në vende me të ardhura të larta./ Monitor


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Digjet ‘shtëpia e barit’ në Angli, përfundojnë në spital dy shqiptarë nga Tepelena

    By LAJME 2407/05/20250

    Një shtëpi në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur…

    Laç/ Katër persona të plagosur, kalimtarja u qëllua aksidentalisht

    03/05/2025

    Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

    15/05/2025

    Rama: Do të kemi një kontroll absolut mbi territorin

    17/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.