Numri i viktimave të tragjedisë në Santo Domingo është rritur duke shkuar në 98 persona të vdekur dhe më shumë se 150 të tjerë të plagosën të hënën mbrëma kur çatia e një klubi nate u shemb gjatë një koncerti.
Drejtori i qendrës së operacioneve emergjente të Republikës Domenikane, Juan Manuel Mendes sqaroi se numri i viktimave të radhës nuk do të bëhet i ditur para orës 05:00, 13:00 në orën tonë lokale.
Ylli i Merengue, Rubi Perez, krijuesi i shumë këngëve të njohura, është në mesin e dhjetëra personave që kanë humbur jetën, konfirmoi për Agence France-Presse agjenti i tij artistik, Enrique Paulino.
“Është e saktë,” tha Paulino kur u pyet për informacionin për vdekjen e Roberto Antonio Perez Herrera, 69 vjeç, duke shtuar se presim që fëmijët e tij të japin miratimin e tyre për funeralin.