Nga Kombinati, kreu i PS, Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve socialistë të kërkojnë në youtube për PD dhe qeverisjen e Berishës për t’u njohur se çfarë ka ndodhur. Rama u ka kërkuar atyre të klikojnë disa numra që janë vitet e qeverisjes së PD si 1996, 2008 dhe 2011 që përkojnë me ngjarje të rënda si Gërdeci, vrasja e 4 personave më 21 janar.
“Mbani mend disa numra dhe kur të ikni shkoni në youtube dhe bëni search, shkruani 1996, 1997, nëse nuk ju mjafton shkruani Gërdec 2008 dhe nëse nuk ju mjafton as ajo shkruani janar 2011. Aty do të shihni se kush është pala që vjen dhe ju thotë ti jepni votën që të bëjnë Shqipërinë Madhështore. Ju që atje të thoni a janë normalë këta. Pasi të keni njohur bufin e kënetës, aty ka bretkosa zhapikë, lloj lloj speciesh që janë ashtu”, tha Rama.
Më pas ai ka vijuar të përsërisë fjalën fyese ndaj burrave shqiptarë duke i etiketuar si çyrykë.
“Nuk e kam fjalën për punë të tjera por për faktin se shkojnë votojnë Kënetën. Shkojnë hyjnë me kokë në kënetë”, tha Rama.
“Ju që atje të thoni a janë normalë këta. Pasi të keni njohur bufin e kënetës, aty ka bretkosa zhapikë, lloj lloj speciesh që janë ashtu. Po si ka mundësi që ata janë akoma vërdallë. Jua them unë që gjysma e burrave shqiptarë janë çyrykë, nuk ju punon radiostacioni.
Mua më mjafton një gjë se më mbështesin 56% e grave dhe vajzave, ne na duhen gjysma normale e burrave, ne jemi më shumë se ca ishim 4 vjet më parë. Më thonë ata që shohin televizor, se janë shqetësuar pse them unë se gjysma e burrave janë çyrykë, se unë s’e kuptoj dot si një burrë normal mund të niset e të hidhet në kënetë me kokë” – tha Rama. /LAJME24