Një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, raportohet se në qendrën e votimit 41/70 në Vithkuq mungon shiriti i sigurisë që vendoset te dera e qendrës së votimit.
Ndërkohë që materialet zgjedhore janë dorëzuar në qendrën e votimit. Burime bëjnë me dije se policia nuk po merr qendrën e votimit ne dorëzim dhe se pritet që KZAZ të kryejë verifikimet përkatëse dhe të menaxhojë situatën sipas rregullores.