Në fillim të sezonit shkollor të këtij viti, mësuesit janë njoftuar se tashmë nuk do të përdorën më regjistrat fizikë, por, hedhja e notave, mungesat e i gjithë dokumentacioni shkollor do të zëvëndësohet me aktivitetin online.
Mësuesit i kanë mbajtur në ditar notat, e pastaj i plotësojnë te SMIP.Al në celular.
Përmes regjistrit online synohet të afrohet më shumë prindi me shkollën, duke marrë vesh në kohë reale notat apo mungesat e fëmijëve të tyre si dhe kualifikimet e arsimtarëve apo temat mësimore të zhvilluara.