Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

    12/05/2025

    Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

    12/05/2025

    PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën

    12/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam
    • Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet
    • PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën
    • Ç’po ndodh/ Garë e ashpër PS-PD-Shehaj për 1 deputet në Tiranë
    • LAJM I FUNDIT/ PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës
    • Numërohet 70% e kutive/ Ndryshojnë mandatet e PS-PD në Kuvend
    • Nga përdorimi i aseteve publike te gara e pabarabartë, Shefi i ODIHR tregon problemet
    • Numërohen mbi 3 mijë QV, PS ruan avantazh të dukshëm në rang kombëtar
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Kriza shëndetësore në Durrës cenoi besimin e prindërve te sistemi arsimor
    POLITIKË

    Kriza shëndetësore në Durrës cenoi besimin e prindërve te sistemi arsimor

    By LAJME 2406/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Kur sistemi arsimor i Durrësit u përball me një krizë shëndetësore në dhjetor 2024, qindra prindër dhe nxënës u ndjenë të pasigurtë dhe të keqinformuar. Brenda një kohe të shkurtër, dy nxënës të shkollave “Leonik Tomeo” dhe “Kushtrimi i Lirisë” u infektuan me meningit akut – një sëmundje e rrezikshme që infekton membranën e trurit dhe atë të palcës kurrizore. Si pasojë, një gjimnaziste 17-vjeçare e shkollës “Leonik Tomeo” humbi jetën.

    Situata shkaktoi panik mes prindërve dhe nxënësve, ndërkohë që reagimi i vonuar I institucioneve arsimore dhe shëndetësore e përkeqësoi situatën.


    “Kur e çova fëmijën në shkollë duke i besuar shkollës, ai u gjend i vetëm në një klasë bosh,” kujton Oriola Tufa, nënë e dy fëmijëve, njëri prej të cilëve studion në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”.

    “Prisnim një reagim nga autoritetet e shkollës dhe Shëndetit Publik si dhe dezinfektimin e mjediseve, por informacioni u mbajt i fshehtë. Si prind, kërkoj përgjegjshmëri dhe kujdes për shëndetin e fëmijëve të mi dhe çdo fëmije tjetër,” shtoi ajo.

    Kërkesa kryesore e prindërve ishte dezinfektimi i shkollave, por kjo u realizua vetëm në katër prej tyre dhe në distancë kohore nga njëra-tjetra. Në vend të reagimit, autoritetet shëndetësore dhe arsimore tentuan që të minimizojnë shqetësimin e prindërve, duke dhënë deklarata të kufizuara dhe të paqarta. Kjo vetëm sa rriti ndjenjën e pasigurisë dhe e përkeqësoi situatën, duke sjellë përgjysmimin e frekuentimit të shkollave për javë me radhë.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se situata nuk u arrit të menaxhohej për shkak të mungesës së komunikimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit dhe atyre të pushtetit lokal.

    Lindita Muhedini, drejtuese e Qendrës Ekonomike të Arsimit në bashkinë e Durrësit, deklaroi asokohe se u krye dezinfektimi i 13 kopshteve publike me fjetje dhe 5 çerdheve, për shkak të mungesës së theksuar të fëmijëve. Por ajo shtoi se Qendra nuk pati asnjë kërkesë nga zyrtarët e arsimit dhe shëndetësisë për dezinfektimin e shkollave, pavarësisht kërkesës së vazhdueshme nga prindërit. Si rrjedhojë, u dezinfektuan vetëm katër shkolla.

    Mungesa e reagimit të shpejtë e rriti panikun mes prindërve dhe i boshatisi përkohësisht shkollat nga nxënësit.

    “Vajzën e mbajta 15 ditë në shtëpi vetëm për këtë arsye. Nga prindër në rrjetet sociale u tha se dezinfektimi është bërë, por pamje nuk kemi parë. Më shumë ka mungesë informacioni dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin,” tha babai i një nxënësi të arsimit fillor në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”.

    “Nëse nuk përgjigjet administrata, e bëjmë ne si prindër. Ne për fëmijët po i bëjmë të gjitha përpjekjet,” shtoi ai.

    Një tjetër prind, Qerime Rudi, i tha BIRN se për të lehtësuar shqetësimin ishin detyruar që të vaksinonin fëmijët dhe t’i ndryshonin shkollën mbesës.

    “Fëmijëve u bëmë vaksinën se kishim frikë. Nuk i sillnim dot në shkollë. I ndryshuam shkollën mbesës nga frika dhe mungesa e masave. Të gjithë prindërit e kërkonin, por nuk e morëm vesh pse nuk u bë dezinfektimi,” shtoi Rudi.

    Drejtoresha e njërës prej shkollave të dezinfektuara i tha BIRN në kushtet e anonimatit se situara ishte kthyer në normalitet vetëm pasi ajo kishte këmbëngulur në dezinfektimin e shkollës.

    “Në klasa kishte mbi 50% mungesa. Nuk hezitova sapo më thanë për dezinfektim. Kjo ishte një masë që i qetësoi të gjithë dhe riktheu normalitetin në procesin mësimor,” tha ajo.

    Meningiti akut është një sëmundje e rrallë dhe sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë pesë viteve të fundit janë identifikuar shtatë raste, nga të cilat vetëm pesë janë konfirmuar.

    Duke iu referuar rastit në Durrës, ISHP thotë se ishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe se rastet kishin qenë të kufizuara.

    “…Në Durrës janë raportuar vetëm 2 raste me meningit meninogkoksik dhe nuk ka pasur raste të tjera të raportuara, ndërsa infeksionet virale kanë qenë të pranishme si në çdo sezon,” deklaroi ISHP.

    Por për punonjësit e shëndetit mendor, mungesa e transparencës dhe e reagimit kanë cenuar besimin e prindërve te institucionet arsimore.

    “Kur një fëmijë diagnostikohet me këtë sëmundje, komuniteti i prindërve reagon me panik dhe ndjenjë pafuqie. Meningjiti bakterial është infektues, duke kërkuar reagim të shpejtë nga institucionet arsimore dhe shëndetësore. Mbi te gjitha informacion dhe veprim,” thotë Armela Bejko, psikologe klinike.

    “Refuzimi për të dezinfektuar ambientet shkollore, jo vetëm që nxiti revoltë sociale, por edhe përkeqësoi ndikimin psikologjik tek fëmijët dhe prindërit,” shtoi ajo, duke theksuar se menaxhimi i dobët i situatës e rëndoi gjendjen më shumë seç duhej./ BIRN


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

    12/05/2025

    Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

    12/05/2025

    PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën

    12/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

    12/05/2025

    Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

    12/05/2025

    PS premtoi 5-0 në qarkun e Tiranës, por po humbet Kavajën dhe Kamzën

    12/05/2025

    Ç’po ndodh/ Garë e ashpër PS-PD-Shehaj për 1 deputet në Tiranë

    12/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    U sëmur gjatë vizitës në SHBA, Vuçiç shtrohet në spitalin ushtarak në Beograd

    By LAJME 2403/05/20250

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd. Vuçiç u sëmur…

    Pas arrestimit të Imamoglusë gjykata burgos 18 zyrtarë të Stambollit

    30/04/2025

    Seancë për Veliajn, SPAK njofton GJKKO-në për hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës

    16/04/2025

    Arrestohet bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti

    11/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.