Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale u është përgjigjur disa komenteve nga qytetarët. Rama teksa lexonte komentet negative u shpreh se si qytetarët mund ti besojnë këto idiotësira. Ai tha që le të mos e votojnë atë dhe PS-në teksa ngriti pyetjen se si mund të votojnë për opozitën duke ironizuar kreun e saj, Sali Berisha si një i uritur që i fiket llampa tre herë në ditë.
Sa i përket pyetjes se a do të fitojë PS 77 deputet, Rama u përgjigj se nuk e di ndërsa theksoi se mund të jenë edhe më shumë. Sipas tij PS- punon ditë natë dhe komunikon me njerëzit.
“Pse si, ngaqë ky vend po vdes për bukë, është zero, narkoshtet. Si mund t’i hani këto idiotësira. Ore mos votoni kurrë për mua e PS, por si mund të shkoni pas një të urituri që i fiket llampa tre herë në dit tanimë se edhe mosha bën të veten. Që i ka sjellë këtij vendi halle, rrëmuja e turbullira. Se kuptoj se çfarë kërkoni? Doni më mirë e më shumë është normal.
Rrini në shtëpi por të dalësh e të hedhësh votën në kënetë uaa. Do të fitosh 77 deputetë? Nuk e dimë, mund të jenë edhe më shumë. Do ta shkruaj atje te lokali në Kuç ku herën e kaluar kam lënë rezultatin. Do të shkoj prapë dhe do të shkruaj rezultatin më 11 Maj. I keni parë çdo natë celulat e PS. Ne punojmë ditë natë, jemi me njerëzit, komunikojmë. Nuk është këtu populli, sa veta po na ndjekin live,” tha ai.