Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Del ekspertiza/ Gjurmët e gjakut të Ilarias u gjendën në të gjithë shtëpinë e autorit
    POLITIKË

    Del ekspertiza/ Gjurmët e gjakut të Ilarias u gjendën në të gjithë shtëpinë e autorit

    By LAJME 2413/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Gjaku i Ilaria Sulës ishte gjithandej dhe sado që Mark Samson dhe nëna e tij u përpoqën ta lanin, mjekë ligjorë gjetën sërish njolla të shumta të tij. Në bazë të raportit të publikuar nga mediat italiane gjurmë gjaku u gjetën në dyshemenë e dhomës së gjumit të 23-vjeçarit, poshtë dollapit, në pjesën e pasme të karriges së tij, mbi jastëkë, në tubat e dushit dhe lavamanit si dhe në dorezën e jashtme të derës së banjës.

    Një njollë 10-15 centimetra është gjetur edhe në murin e majtë të korridorit, rreth një metër mbi tokë. Hetuesit po përpiqen të kuptojnë nëse bëhet fjalë për një gjurmë të lënë nga viktima, e sulmuar nga mbrapa dhe e goditur 3 herë në qafë “në mënyrë brutale” me një thikë kuzhine. Ata dyshojnë se 22-vjeçarja mund të ketë tentatuar të arratiseet drejt derës së banesës dhe mund të ishte mbështetur pas murit me duart e mbuluara me gjak.


    Nëse do të ishte kështu, pozicioni procedural i nënës së Samsonit, aktualisht nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e një kufome mund të ndryshojë. Nëse ajo ka qenë dëshmitare e agonisë së 22-vjeçares (që zgjati disa minuta) pa thirrur ndihmë, Prokuroria mund ta akuzojë edhe për bashkëpunim në vrasje. Edhe pse vrasësi i tha se nëna e tij ishte në dhomën e saj të gjumit dhe Ilaria “bërtiti pak”, është e vështirë të besohet se në një apartament prej vetëm 50 metrash katrorë ajo nuk do ka vënë re asgjë. Veçanërisht nëse dera e dhomës së Markut ka qenë e hapur dhe vajza ka tentuar të arratisej.

    Nëna Nors Manlapaz u tha hetuesve, të cilët e morën në pyetje për më shumë se 4 orë e gjysmë të hënën e kaluar: “Unë isha duke fjetur atë mbrëmje. E kuptova se ishte një person tjetër në shtëpi vetëm mëngjesin e 26 marsit, kur pashë dy filxhanë kafe. I dëgjova duke u grindur, pastaj asgjë. Hapa derën dhe pashë vajzën e vdekur. Më ra të fikët”.

    Pasi ishte ndier e sëmurë, ajo tha se doli nga shtëpia “për të marrë pak ajër” dhe më pas u kthye dhe e ndihmoi djalin e saj të pastrohej. Por zbardhuesi nuk mjaftoi për të fshirë gjurmët e krimit. Në shtëpi agjentët thuhet se gjetën lecka me njolla gjaku dhe i njëjti gjak kishte mbetur edhe në tubacionet e banjës, ku ndoshta lanë leckat. Hipoteza tjetër është se njolla e gjetur në murin e korridorit mund të jetë bërë në fazat e fshehjes së trupit. Nuk dihet nëse Marku është ndihmuar edhe nga e ëma për të futur trupin e Ilarias në valixhe, pasi e kishte mbështjellë në dy thasë. Fakt është se ai e mori atë valixhe pikërisht nga dhoma e gjumit e prindërve të tij.

    Gjatë seancës paraprake, 23-vjeçari me origjinë filipinase, në përgjigje të pyetjeve të gjyqtarit u përgjigj se me Ilarian kishte kryer marrëdhënie seksuale mbrëmjen e 25 marsit, pasi ajo kishte shkuar në shtëpinë e tij për t’i kthyer rrobat, pasi ajo e kishte lënë dy javë më parë.

    Ndër pyetjet që prokurorët i kanë bërë mjekësisë ligjore është edhe ajo e verifikimit të kësaj rrethane gjatë autopsisë. Marku mund të ketë gënjyer edhe në këtë rast, duke qenë se i kishte thënë gjyqtarit hetues se kishte dhënë disa provime për Arkitekturë në Universitetin La Sapienza, por hetuesit zbuluan se ai kishte marrë vetëm një.

    Pika tjetër kyçe për të kuptuar përfshirjen e mundshme të babait, aktualisht jo nën hetim, është të kuptohet koha në të cilën ai vrau ish-in e tij. Ai tha se e kreu vrasjen rreth orës 11 të mëngjesit të 26 marsit, kur po i sillte mëngjesin në dhomën e saj dhe kur babai i saj ishte në punë pranë Vatikanit. Por Ilaria nuk ishte me pizhame. Ajo kishte veshur rrobat e ditës apo ishte vrarë me thikë që një natë më parë, pasi mbërriti në shtëpinë e tij? Policia po kontrollon edhe alibinë e xhaxhait të Markut, i cili banon në të njëjtin pallat dhe tha se atë mëngjes ka qenë në punë në një dyqan 500 metra larg. LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Ilir Meta pa mandat, Berisha: Efekt i terrorit politik ndaj tij

    By LAJME 2414/05/20250

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, ku deri tani…

    PS mbyll fushatën, demokratët mbushin “Bulevardin e Ri”

    09/05/2025

    CNN: Lufta tregtare e Trump me Kinën do të godasë të parët fermerët amerikan

    13/04/2025

    Punonjësit shqiptarë më të cenuarit në rajon nga ndryshimet klimatike

    30/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.