Kur jemi një prag të çeljes së fushatës elektorale, kryeministrin Edi Rama duket i trembur nga vota e gjithë qytetarëve. Gjatë komunikimit në rrjetet sociale, kreu i qeverisë i ka bërë thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet dhe mos votojnë opozitën e Sali Berishës.
“Më 11 maj mos bëni gabim të votoni kënetën. Shikoni atë e kap gjumi herë pas here, e ka nga mosha e thyer, nuk ka faj. Ore kurrë mos më votofshi mua dhe Partinë Socialist,e por më 11 maj mos bëni gabim që të votoni Berishën. Më mirë mos dilni fare nga shtëpia dhe mos votoni Berishën”, tha Rama.