Banorë të Hasit kanë dalë në protestë ditën e sotme, për shkak të rrugës së keqe. Mësohet se banorët e njësisë administrative Bytyq dhe një pjesë të njësisë Golaj kanë kërkuar shtrimin e rrugës. Protesta ditën e sotme është mbajtur në aksin kombëtar Tropojë-Gjakovë, ku banorët kanë bllokuar për disa minuta kalimin e automjeteve.
Gjatë protestës banorët kanë patur debate verbale me policinë, e cila kishte shkuar në zonë për të hapur rrugën me qëllim lëvizjen e automjeteve. Banorët shprehen se do të vijojnë revoltën e tyre edhe më ashpër deri në marrjen e një përgjigje pozitive për rikonstruksionin e rrugës. Në përkrahje të protestës së banorëve i pranishëm ishtye edhe Kryetari i Bashkisë Has Miftar Dauti, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh se projekti për rrugën është gati, ndërsa kërkoi financimin nga qeveria.