Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Avokatët e gazetarit Qyno: Hetoni Edi Ramën, ka rënë në përgjime
    AKTUALITET

    Avokatët e gazetarit Qyno: Hetoni Edi Ramën, ka rënë në përgjime

    By LAJME 2427/12/20232 Mins Read
    Avokatët e gazetarit Qyno: Hetoni Edi Ramën, ka rënë në përgjime
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Avokatët e Elton Qynos bënë deklarata të forta këtë të mërkurë duke thënë se Prokuroria Speciale, përkundër fakteve nuk guxon të hetojë kryeministrin Edi Rama.

    Pas seancës në Gjykatën e Posaçme ku u konstatuan paligjshmëri në veprimet e SPAK lidhur kontrollin e automjetit të gazetarit, avokati Arben Llengozi deklaroi se prokurori Behar Dibra që po heton Qynon, është në dijeni të disa fakteve të bëra publike nga një avokat, se Edi Rama rezulton i implikuar në disa përgjime që i kanë rënë në dorë edhe gazetarit, teksa akuzoi organin e akuzës se po fsheh provat.


    Mbrojtësi tjetër ligjor Dorian Matlija tha se Behar Dibra pranoi në seancën e mëparshme që janë vetë prokurorët të cilët duhen hetuar për daljen e akteve sekrete hetimore, ku njëri prej tyre sipas tij, është vetë ai që po heton gazetarin.

    Togat e zeza e konsiderojnë të paligjshëm kontrollin e automjetit të gazetarit Elton Qyno pa vendim gjykate duke urdhëruar kthimin e një USB-je të gjetur brenda tij. Por nga ana tjetër nuk u shpreh i njëjti qëndrim për sendet e sekuestruara në banesë dhe në zyrë, si CD me këngë popullore apo këngë greke dhe deklarata pasurie të zyrtarëve, subjekt i ILDKPI-së që gazetari thotë se i kishte për përgatitjen e shkrimeve në vijim. Po ashtu nga Gjykata e Posaçme u refuzuan kërkesat për kthimin e dy telefonave që njësoj si USB-ja në makinë, janë marrë pa vendim gjykate në ambientet e lokalit që ndodhet pranë SPAK, ku ai i kishte lënë në ruajtje. Nën sekuestro mbeten edhe dy kompjuterë të sekuestruar në ambientet e punës dhe shtëpisë si dhe disa dokumente të tjera.

    Mbrojtja e gazetarit pretendon se e njëjta gjyqtare, Atalanta Zeqiraj, në rrethana të pakuptimta me dispozitat ligjore të Kodit Procedurës Penale, ka vonuar duke mos dërguar ende dosjen penale në Apelin e GJKKO, me qëllim gjykimin e ankimit.

    Kanë kaluar 10 ditë, që Apeli ende nuk ka nxjerrë datë gjykimi për ankimin e avokatëve, për shkak se gjyqtarja nuk ka çuar dosjen në sekretarinë e Apelit. Lidhur me vendimin e kësaj të mërkure avokatët e Elton Qynos paralajmërojnë një tjetër ankim, gjë e cila bën që çështja të gjykohet dy herë në Apel.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Ja kë takoj Egla në Komunen e Parisit(FOTO)

    29/05/2024

    Luli Basha zgjohet nga gjumi dhe i përgjigjet Ramës: Eja ta bëjmë…

    11/01/2024

    “Fluturojnë” çmimet në fundvit/ Pensionistët: Çmimet shumë të larta, nuk blejmë dot as zarzavate dhe fruta

    30/12/2023
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i drogës, 9 të arrestuar

    By LAJME 2407/04/20250

    Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion në provincën e Modenës dhe Romës, ku si pasojë…

    Gazetarja Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e RTSH

    25/04/2025

    I dërguari palestinez i OKB-së dënon ‘masakrën’ izraelite në spitalin e Gazës, bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm

    17/10/2023

    Zegjineja e Roskovecit, ose si Belinda ka kapur mediat më keq se Veliaj

    18/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.