Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Sipas uniformave blu rreth orës 21:50, “në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç”.
Burime nga spitali i Traumës thonë se 3 nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa 11-vjeçari i mitur është në gjendje më të rëndë
Policia thotë se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit” – thuhet në njoftim.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes disa persona në makinë kanë qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër. Mediat raportojnë se të plagosurit janë ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës deri në Lundër. Dyshohet se autorët e atentatit kanë djegur makinën në këtë zonë. LAJME24